Publikuar më 26, 01 2012 15:44:19
Me rastin e përmbylljes së vitit 2011 si dhe me qëllim të informimit publik, ATK mbajti sot konferencën e radhës për media ku u prezantua raporti vjetor i punës.
Në këtë konferencë, viti 2011 u cilësua si viti më i suksesshëm në përmirësimin e shërbimeve ndaj tatimpaguesve dhe në arkëtimin e të hyrave, ku edhe këtë vit ATK ka luajtur rol të rëndësishëm në qëndrueshmërinë ekonomike të vendit duke grumbulluar 261,123,163 euro. “Në konferencën e sotme nuk do të fokusohemi vetëm në grumbullimin e të hyrave pasi që mbledhja e tatimit ka qenë vetëm një nga shumë veprimtaritë që kemi zhvilluar gjatë vitit 2011.
(më tepër…)
Publikuar më 18, 01 2012 09:00:40
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/ L – 222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, deri me datën 31 Mars 2012 personat e angazhuar në tregti ose afarizëm, të cilët tatohen në bazë të të hyrave reale dhe që bëjnë blerje të mallrave ose shërbimeve nga personi tjetër i tatueshëm në gjithsejtë pesëqind (500) euro, apo më shumë brenda çdo viti të tatueshëm, duhet të raportojnë blerjet e tilla tek ATK.
(më tepër…)
Publikuar më 16, 12 2011 15:58:05
Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se në bazë të Ligjit Nr. 03/L-222 – për Administratën Tatimore dhe Procedurat, tatimpaguesit duhet të regjistrojnë mallrat në stoqe më së largu deri me datën 10 Janar të vitit 2012.
Tatimpaguesit, pa marrë parasysh qarkullimin vjetor, përveç mbajtjes së librave dhe regjistrave të parapara me ligj, kërkohet të kryejnë regjistrimin e mallrave në stoqe në fund të vitit kalendarik. (më tepër…)
Page 1 of 2212345...1020...»Last »