Njoftim për tatimpaguesit – Formular të rinj tatimor, për deklarim më të lehtë

Publikuar më January 26, 2011 1:53 pm

Administrata Tatimore e Kosovës njofton tatimpaguesit që në bazë të ndryshimeve të legjislacionit si dhe për të shpejtuar procesin, eliminuar gabimet dhe për ta bërë më të lehtë për tatimpaguesit të deklarojnë, shumë shpejt do të lancojë formularët e rinj për deklarim të:

• Tatimit në të Ardhurat Personale

• Tatimit në të Ardhurat e Korporatave

• Ortakërinë dhe

• Barazimet Vjetore të Pensioneve

Këta formular, si dhe instruksionet për plotësimin e tyre do të mund t’i gjeni shumë shpejt në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org

Formularët e përdorur deri më tani për deklarimin e këtyre tatimeve, nuk mund të përdoren më për deklarim dhe pagesë të tatimeve për vitin e 2010 e më tutje, mirëpo akoma aplikohen për vitet paraprake.

Ju faleminderit për mirëkuptim!