Kujtesë për tatimpagues
Publikuar më 12, 07 2011 16:46:59
Administrata Tatimore e Kosovës, ju rikujton se përdorimi i formave të paraprintuara të Deklarimit dhe Pagesës së Tatimit, tashmë është eliminuar, andaj ju lutemi që formularët për të deklaruar, apo paguar një tatim, t’i shkarkoni nga Ueb Faqja e ATK-së www.atk-ks.org.
Â
Â
Â
Â
Ua rikujtomë se:
- Formularët tatimorë duhet të shkarkohen vetëm nga Ueb Faqja e ATK-së.
- Duhet të përdoren vetëm një herë për një periudhë të vetme tatimore ashtu siç ju e keni përzgjedhur në momentin e shkarkimit të tij dhe ashtu siç është shkarkuar.
- Nëse keni bërë gabime në plotësimin e një formulari pas shkarkimit të tij, atëherë ju duhet të bëni përsëri shkarkimin e tij sikur ta shkarkoni për herë të parë.
- Secili formular ka barkod individual
- Çdo ndryshim i formularëve rezulton me mos-procesim të deklaratës tuaj
- Duhet t’ua rikujtoni sportelistëve të bankave që të bëjnë skenimin e dy barkodeve në rastin e pagesës së formularëve që posedojnë dy barkode (siç janë IS dhe IL).
Në ATK po shfaqet dukuria e keqpërdorimit nga ana e tatimpaguesve të formularëve të cilët shkarkohen nga Ueb Faqja zyrtare e ATK-së. Ju rikujtojmë, se sipas Legjislacionit Tatimorë, përgatitja dhe dizajnimi i këtyre formularëve është e drejtë dhe detyrë vetëm e ATK-së.
Â
Ndër keqpërdorimet e ndryshme të gjetura në rastin e deklarimit apo pagesës së formularëve tatimorë janë listuar:
-      Kopjimi i formularit për përdorim të mëtutjeshëm;
-      Përdorimi i një formulari për të deklaruar disa periudha tatimore;
-     Dizajnimi i formularit nga vetë tatimpaguesi;
-     Përdorimi i një formulari për disa tatimpagues të ndryshëm;
-     Përdorimi i barkodit të njëjtë në disa formularë;
-     Gjenerimi i barkodit nga vetë tatimpaguesi, etj.
Ju bëjmë me dije se keqpërdorimi i Formularëve Tatimorë është i sanksionuar me Ligjin Nr. 03/L-222 mbi Administratën Tatimore dhe Procedurat, konkretisht nenin 56 si dhe sipas nenit 332 të Kodit Penal të Kosovës, konsiderohet të jetë vepër penale.

