Njoftim për Media
Publikuar më 13, 07 2011 15:23:22
Të nderuar përfaqësues të Mediave,
Me qëllim të informimit të opinionit publik dhe të sigurimit të një transparence maksimale ndaj tatimpaguesve, Administrata Tatimore e Kosovës, ju fton që të merrni pjesë në Konferencën për Media, me temën: Raporti i punës për periudhën Janar – Qershor 2011.
Në këtë konferencë, raportin gjashtëmujor do ta prezantoj, Drejtori i përgjithshëm i ATK-së, z. Behxhet Haliti, dhe bashkëpunëtorët e tij.
Konferenca për media, do të mbahet: më datë: 14 Korrik, 2011 (e enjte), në ora 11:00.
Adresa-Prishtinë: Këndi i rrugës “Bill Klinton” dhe “Dëshmorët e Kombit”- Administrata Tatimore e Kosovës – Kati i I-rë-Salla e Trajnimeve.
- Ju mirëpresim -

