Komunikatë për media – Administrata Tatimore e Kosovës ka vazhduar me trendin e suksesshëm të të hyrave për periudhën Janar-Shkurt 2012
Publikuar më 22, 02 2012 17:06:33
Edhe këtë fillimvit Administrata Tatimore e Kosovës hedh hapin e sigurt në rolin e vet në vjeljen e të hyrave për buxhetin e Republikës së Kosovës. Ajo nga 1 Janari deri më 22 Shkurt 2012 ka vjelë të hyra në vlerë 48,5 milion euro.
Me këtë trend të të hyrave është realizuar 17% nga totali i planit vjetor, i cili është 287,8 milionë euro, apo rreth 6% më shumë se periudha e njëjtë e vitit të kaluar, shuma me e lartë e vjelë gjatë tri viteve të fundit për të njëjtën periudhë.
Sigurisht se sukseset e vazhdueshme bazohen në baza të shëndosha të ndërtuara vit pas viti dhe punë të zellshme të stafit të ATK-së. Duke ofruar shërbime sa më të mira dhe duke krijuar barazi për të gjithë tatimpaguesit.
Përkundër vështirësive që sfidojnë, ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, në ngritjen e përmbushjes vullnetare duke respektuar kornizat ligjore.
Ky trend është arritur fal punës së palodhshme të stafit të ATK-së, të cilët gjatë gjithë vitit paraprak kanë punuar në ngritjen e kapaciteteve  vepruese, zhvillimin e projekteve të reja, grumbullimin dhe përpunimin e informatave, rritjen e kualitetit të shërbimeve ndaj tatimpaguesve si dhe ofrimin e lehtësirave  tjera për kryerjen e obligimeve tatimore në mënyrë vullnetare .
ATK-ja, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e  përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.
 Administrata Tatimore e Kosovës
                                                                                                                                                                                        Â

