KOMUNIKATË PËR MEDIA – Vazhdon mbështetja e shtetit gjerman për ATK

Publikuar më June 30, 2017 22:42

Një delegacion nga Administrata Tatimore e Kosovës, i  udhëhequr nga Drejtori i Përgjithshëm Sakip Imeri, ka qëndruar në Mynhen  dhe Augsburg të Gjermanisë, për vizitë zyrtare në Ministrinë e Financave dhe në Administratën Tatimore të Bavarisë.

Pjesë e këtij delegacioni kanë qenë edhe zyrtarë nga organizata gjermane GIZ, projekti për Reformë në Sistemet e Financave Publike. Qëllimi i vizitës është marrja e praktikave me te mira tatimore të Bavarisë në zhvillimet institucionale dhe përcaktimi i projekteve të reja për zhvillimin e kapaciteteve të ATK-së, si dhe modernizimin e proceseve të saj.

Administrata Tatimore e Bavarisë ka përkrahur Administratën Tatimore të Kosovës, që nga viti 2010,  kryesisht në ngritjen e njohurive të stafit përmes organizimeve të trajnimeve dhe seminareve te ndryshme për legjislacionin tatimor.

Gjithashtu, me ndihmën e eksperteve nga Republika se Bavarisë , ATK ka themeluar  njësinë administrative-ZGJONA, e cila ndryshe në Administratën Tatimore të Bavarisë njihen si njësia BUSTRA.

Së fundi me përkrahje nga ekspertet nga Bavaria dhe GIZ, ATK është duke zbatuar edhe kontrollet elektronike, të cilat kanë ndikuar në reduktimin e kohën së kontrollës. Po ashtu, përkrahje tjetër ATK ka marr për ngritjen e kapaciteteve në Drejtorin e Hetimeve Tatimore dhe Inteligjencës.

Vlen të theksohet qe Administrata Tatimore e Kosovës është institucioni i vetëm në rajonin e ballkanit, i cili ka filluar zbatimin e këtyre dy projekteve administrative, model i Entitetit Tatimor Bavarez.

Kjo vizitë ishte mundësi e mirë e njoftimit për së afërmi të dy institucioneve, të cilat po ashtu u dakorduan për vazhdimin dhe thellimin e bashkëpunimit, ne fusha dhe projekte tjera.

Ky delegacion ka qëndruar në Gjermani nga data 26 deri me 28 qershor, vizitë kjo e cila është mundësuar nga organizata gjermane GIZ.