| |
Neni 2
2.1. Administrata Tatimore e Kosovës (mëtutje “ATK”), pas themelimit, do të ketë
statusin e një Agjencioni Ekzekutiv, i cili do të funksionojë me autonomi të plotë
operacionale përbrenda Ministrisë së Financave dhe Eknomisë.
2.2. ATK do të jetë përgjegjëse për zbatimin e dispozitave të këtij ligji dhe çdo
legjislacioni tjetër të zbatueshëm në Kosovë e që i ngarkon detyrën të administrojë çdo
lloj tatimi.
2.3. Për të plotësuar përgjegjësinë e saj sipas nenit 2.2 do të jetë detyrë e ATK-së të
mbledhë gjatë kohës të hyrat më të larta që janë praktike përbrenda ligjit duke pas
parasysh:
a. Burimet në dispozicion për ATK-në
b. Rëndësinë e ngritjes së përmbushjes, veçanërisht përmbushjes vullnetare, të
ligjislacionit tatimor të Kosovës nga të gjithë tatimpaguesit; dhe
c. Shpenzimet e përmbushjes të dala nga tatimpaguesit. (nga Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat) |