Administrata Tatimore e Kosovës inkason 122,102,701 milion euro

Publikuar më July 14, 2011 15:17

Duke pasur parasysh se Administrata Tatimore e Kosovës, prioritet ka  inkasimin e tatimeve  qendrore qeveritare, andaj me qëllim të informimit sa më të mirë dhe të shpejt ndaj opinionit publik, si dhe transparencë maksimale për tatimpaguesit, Administrata Tatimore e Kosovës, ka mbajtur sot konferencën për media, në të cilën Drejtori i Përgjithshëm  z.Behxhet Haliti, shpalosi Raportin për gjashtëmujorin e vitit 2011.

Raporti i  këtij gjashtëmujori reflekton vazhdimësinë e punës së stafit të ATK-së, për të ngritur nivelin e shërbimeve ndaj tatimpagueseve në përgjithësi: “Dua të potencoj se e gjithë puna e këtij gjashtëmujori  është sukses  i  gjithë  stafit  të  Administratës  Tatimore.  Po ashtu, përgjatë  këtij   gjashtëmujori kemi bërë hapa konkret për të ngritur transparencën në shërbimet tona ndaj tatimpagueseve, të cilët  do  të  kenë  më të lehtë informimin dhe kryerjen e obligimeve  vullnetare për pjesën të  cilës  ju takojnë”, nënvizoj ndër të tjera z.Haliti.

Gjithashtu, në këtë gjashtëmujor janë përfshirë edhe aktivitet të tjera siç janë 25,128 vizita përmbushëse, 9,829 vizita vëzhguese,  fiskalizimi me mbi 4,721 mijë biznese,  kurse nga fillimi i  procesit të fiskalizimit e deri më tash janë fiskalizuar 11,048 biznese, bashkëpunim të vazhdueshëm me Policinë  e Kosovës dhe Doganat, seminare dhe trajnime të ndryshme,16 kallëzime penale, bashkëpunim me përfaqësuesit e bizneseve në adresimin e shqetësimeve  të tyre ku si rezultat i gjithë  kësaj  pune, janë tejkaluar edhe parashikimet për të hyrat duke mbledhur kështu 122,102,701 euro nga Tatimet dhe 42.1 milion euro nga Kontributet Pensionale.

Ndër të tjera,  Drejtori i  ATK-së, përmendi edhe sfidat që i presin  këta të fundit gjatë këtij viti, me theks të veçantë realizimin e planit të të hyrave për vitin 2011, implementimin gjithë përfshirës të arkave fiskale, implementimi i deklarimit elektronik për të gjithë tatimpaguesit, si dhe funksionalizimi i linjës së  bashkëpunimit pa pagesë,  në të cilën tatimpaguesit mund të bëjnë thirrje falas për të marrë informata që u duhen lidhur me dorëzimin e deklaratës së tyre.

 z.Haliti, përmbylli konferencen për media, duke potencuar se sistemi tatimor do të jetë më i efektëshëm kur secili do të jetë pjesë e tij, dhe do të kontribuoj në pjesën e vetë të drejt.  Gjithashtu,  përmes përfaqësueseve të mediave, të cilët ishin pjesë e  kësaj konference,  z.Haliti  falënderoi tatimpaguesit për kryerjen e obligimeve tatimore dhe kontributin e dhënë në zhvillimin ekonomik  të Kosovës.