Administrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur seminar me Ndërmarrjet Publike të Republikës së Kosovës

Publikuar më August 26, 2011 14:00

SeminarAdministrata Tatimore e Kosovës ka mbajtur sot seminar me Ndërmarrjet Publike të Republikës së Kosovës, rreth trajtimit për pranimin e zhvlerësimit të aseteve , procedurat e njohjes së borxhit të keq si dhe deklarimi i TVSH-së në shkallë inkasimi.

Nevoja e këtij seminari ka ardhur  pas një takimi të mbajtur me Ministrin e Ekonomisë, pasi që nga NPP-të janë ngrit tri kërkesa për ATK-në, që kanë të bëjnë më njohjen e TVSH-së në shkallë inkasimi,  borxhet e këqija si dhe zhvlerësimi sipas vlerësimit të aseteve.

 Administrata Tatimore e Kosovës,  sa i përket kësaj çështje,  ka potencuar se nuk ka nevojë për ndonjë marrëveshje për trajtimin e këtyre rasteve, me ç’rast tri rastet janë të zgjidhura me Legjislacion. Në mënyrë që NP-të të përfitojnë lehtësirat e përmendura, ato duhet të përfillinSeminar1 procedurat e parapara me legjislacion.

 

Në këtë takim drejtori i përgjithshëm  i Administratës Tatimore të Kosovës z.Behxhet Haliti, tha se ATK në kuadër të aktiviteteve të saj, çdo herë është e përkushtuar  që ti trajtoj në mënyrë të barabartë  të gjitha kërkesat të cilat adresohen nga ana e tatimpaguesve.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme, lidhur me tri temat që janë prezantuar nga  Ruzhdi Zenelaj dhe Isen Lipovica  si dhe për çështje të tjera me interes.