Administrata Tatimore e Kosovës, mbajti seminarin për Tatimpaguesit

Publikuar më January 28, 2011 13:05

Prishtinë 28 Janar 2011,
Administrata Tatimore e Kosovës, ka realizuar seminarin për tatimpagues me temën: Të rejat në Legjislacionin Tatimor.

Me qëllim të implementimit sa më të mire të Legjislacionit Tatimor Administrata Tatimore ka realizuar seminarin për tatimpagues me temën: Të rejat në Legjislacionin Tatimor.

Me këtë seminar  janë shqyrtuar këto tema:

–     Raportimi i blerjeve mbi 500 euro,

–     Regjistrimi  dhe origjina e mallit,

–     Transaksionet mbi 500 euro Pagesat përmes llogarisë bankare,

–     Mbajtja në burim për Jo-rezidente,

–     Objekti i tatuarjes për TVSH,

–     Personi i Tatueshëm si dhe Regjistrimi dhe Çregjistrimi për TVSH,

–     Vendi i furnizimit të shërbimeve,

–     Koeficienti i kreditimit,

–     Proporcioni,

–     Rregullimi i Zbritjeve,

–     Ngarkesa e Kundërt( Reverse Charge).

Në këtë seminar përfaqësuesit e ATK-së u kanë bërë thirrje tatimpaguesve që obligimet tatimore të kryhen në baza vullnetare, me kohë dhe në pajtim me Legjislacionin Tatimor.

Gjithashtu edhe tatimpaguesit parashtruan pyetje të shumta ku përgjigje morën nga përfaqësuesit e ATK-së.

Numri pjesëmarrësve të tatimpaguesve  në seminar ishte rreth 450, dhe ATK i falënderon të gjithë për pjesëmarrje dhe participim në seminar.

Administrata Tatimore e Kosovës