Administrata Tatimore e Kosovës, në një takim të organizuar ka pritur tridhjetegjashtë inspektorët e rinj

Publikuar më September 6, 2011 15:26

Inspektorët e ri06 Shtator 2011, Me rastin e fillimit të punës së tridhjetegjashtë inspektorëve të rinj, Administrata Tatimore e Kosovës, ka organizuar një takim për pritjen e inspektorëve, të cilët kanë filluar punën në ATK.

Gjatë këtij takimi drejtori i përgjithshëm z.Behxhet Haliti, ju ka uruar mirëseardhje tridhjetegjashtë inspektorëve, dhe njëherit i ka porositur ata se Administrata Tatimore, është një institucion kyç shtetëror, andaj edhe vendi ynë pret shumë nga ne.

“Çdo ditë në punën tonë ne duhet të vazhdojmë që të bëjmë progres të mëtutjeshëm në rrugën tonë drejt modernizimit. Duke pasur parasysh këtë, unë dëshiroj që ju të bëni zotime personale të sinqerta për të kontribuar në këtë proces të ndryshimit, të përmirësimit të vazhdueshëm dhe mbi të gjitha për të arritur rezultate.

Gjatë përvojës time, njerëzit e zbulojnë potencialin e tyre të brendshëm të vërtetë, vetëm atëherë kur e japin maksimumin e tyre (e sfidojnë veten) për të realizuar një objektivë që ia vlen. 

Duke zbatuar një qasje pozitive, duke dhënë kontributin e juaj të pandërprerë dhe duke dëshmuar sukses të vazhdueshëm dhe profesionalizëm të vërtetë, unë jam i bindur se ju do të gëzoni një karrierë kuptimplotë dhe të qëndrueshme në ATK, e cila pastaj, na ndihmon neve si një institucion që të japim kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e vendit tonë”, ka thënë ndër të tjera z.Haliti.

Në kuadër të këtij takimi zv.drejtori i Shërbimeve të Përbashkëta z.Hamit Mulajdhe menaxheri i departamentit të Burimeve Njerëzore në ATK, z.Ilir Islami, kanë shpalosur prezantime dhe materiale të tjera të përgatitura, të cilat janë në interes të punës që do zhvillojnë në të ardhmen këta inspektor.

Trajnimet bazike për inspektorët e rinj, do të realizohen për dymbëdhjetë muaj, në tri faza të ndara.

 

Administrata Tatimore e Kosovës