Administrata Tatimore e Kosovës prezanton trendin e të hyrave, dhe lancimin e deklarimit elektronit-EDI

Publikuar më September 8, 2011 16:07

Në konferencën e organizuar për media, Administrata Tatimore e Kosovës ka prezantuar sot trendin e të hyrave për periudhën Janar-Gusht 2011, si dhe lancimin e E-Deklarimit.

Administrata Tatimore e Kosovës, vazhdon të rris përformancën, kjo vërehet edhe në inkasimin e të hyrave për periudhën Janar –Gusht 2011, të cilat arrin vlerën mbi 174 milionë euro, që është më e madhe për 3.4% se sa plani i paraparë për këtë periudhë, ndërsa në krahasim me planin vjetor është realizuar 67% e planit.

Kurse, nëse krahasohet periudha Janar-Gusht 2011, me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, të hyrat në këtë periudhë janë më të mëdha për 28.6 milionë euro, ose shprehur në përqindje 20% më të mëdha.

Poashtu, gjatë kësaj konference Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së z.Behxhet Haliti prezantoj projektin e E-Deklarimit, i cili është futur në përdorim në fillim të muajit Shtator.

“Deklarimi elekrtonik –EDI, është një mënyrë moderne (e avancuar), e shpejtë dhe e thjeshtë për të deklaruar tatimin. Ky sistem mundëson dhe krijon një llogari online të tatimpaguesëve me ATK-në, ku mund të plotësohen dhe deklarohen deklaratat tatimore si dhe të kontrollohet historija tatimore e tatimpaguesëve”, tha ndërtjera z.Haliti.

Pas lancimit të EDI-it, deklarata e parë që u fut në mënyrë elektronike në sistemin e të dhënave të ATK-së ishte deklarata e TVSH-së për muajin Gusht.

EDI do të jetë në dispozicion për bizneset që janë të kategorizuara në Njësinë e Tatimpaguesve të Mëdhenj – NJTM, ndërsa nga fundi i vitit 2011, të gjitha bizneset do të mund të përdorin EDI-n.

Ndërsa, sa u takon tatimpaguesve të tjerë, ata do të kenë mundësi të përdorin EDI-n nga fillimi i vitit 2012.


Nëse dëshironi më shumë informata në lidhje me këtë çështje, ose të aranzhoni një intervistë me personat kompetent, ju lutemi kontaktoni tek:

ATK – Zyra për Komunikim me Publikun | Tel: 038/ 200 250 12 | zyra.komunikim@atk-ks.org