ADMINISTRATA TATIMORE E KOSOVËS – Organizon SEMINAR PËR TATIMPAGUES

TEMA:

  • Risitë në Administratën Tatimore të Kosovës
  • Aplikimi i ngarkesës së kundërt për TVSH në ndërtimtari
  • Deklarimi vjetor PD, CD dhe DO
  • Risitë sipas Ligjit të Ri për Kontabilitet, Raportim financiar dhe Auditim 

SEMINARI MBAHET:

Data Regjioni Ora Vendndodhja
11.02.2020 Prizren 10:30 Salla në Hotel “City”, Prizren
12.02.2020 Ferizaj 10:00 Salla e Kuvendit Komunal në Ferizaj
14.02.2020 Gjakovë 10:30 Salla e Kuvendit Komunal në Gjakovë
19.02.2020 Mitrovicë 10:00 Salla e trajnimeve në ATK, Mitrovicë
20.02.2020 Prishtinë 10:00 Hotel “EMERALD” në Prishtinë
21.02.2020 Gjilan 10:00 Salla e Kuvendit Komunal në Gjilan
25.02.2020 Pejë 10:30 Salla e Kuvendit Komunal në Pejë

Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre), përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar me qëllim që të informohen për: Risitë në ATK; Trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar (TVSH) për aplikimin e Ngarkesës së kundërt të TVSH-së për shërbimet në lëminë e ndërtimit sipas Vendimit Shpjegues Publik Nr. 03/2019; Deklarimin vjetor për Bizneset e Mëdha Individuale, Korporatat e Mëdha dhe Ortakëritë. Po ashtu, gjatë këtyre seminareve, tatimpaguesit do të informohen për të gjitha risitë sipas Ligjit të Ri për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim.

  • Për informata tjera kontaktoni:
  • Tel.: 038/200-250 17,
  • e-mail: info@atk-ks.org
  • web: www.atk-ks.org