(sq)

Udhëzues mbi paraqitjen e Informacioneve mbi Evazionin tatimor, korrupsionin apo sjelljet jo të mira të stafit të ATK-së, Broshura – Regjistrohu, Deklaro dhPicture 031e Paguaj Tatimin, Vendimi i Qeverisë lidhur me zgjatjen e periudhës kalimtare të lirimeve nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar deri me 31.12.2014, Njoftimet e fundit të bëra nga ATK, si: Regjistrimi i stokut, Raportimi i blerjeve mbi 500€, njoftimi Ndërpritet shkarkimi i formularit TV përmes ueb-faqes së ATK-së, deklarimi dhe pagesa bëhet vetëm përmes Sistemit Elektronik – EDI, gjithashtu janë shpërndarë edhe kalendar nga ATK-ja, në të cilin përfshihen afatet e dorëzimit të deklaratave dhe llojet e tatimeve, etj.

Gjatë këtyre seminareve, pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me Legjislacionin Tatimor, si dhe zhvillimet në raport me tatimpaguesit. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, ATK iu ka ofruar përgjigje adekuate.

Vlen të theksohet se në këto seminare, pjesëmarrës ishin: tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre), përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilist dhe qytetarë të interesuar, ku numri i të pranishmëve ishte mjaft i kënaqshëm.

Administrata Tatimore e Kosovës, është e përkushtuar në inkurajimin e përmbushjes së detyrimeve tatimore në baza vullnetare nga të gjithë tatimpaguesit, të cilët kanë për obligim të përgjigjen në detyrimin e tyre tatimor në afatin e paraparë ligjor, në mënyrë që ATK, të mos detyrohet të vendos ndëshkimet për mosrespektimin e afateve të parapara me legjislacionin tatimor të Kosovës.