Administrata Tatimore e Kosovës organizon seminar për tatimpagues

Publikuar më February 9, 2016 08:12

SEMINARAdministrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se seminari i paraparë të mbahet në Prishtinë, do të mbahet me të njëjtën datë dhe në të njëjtin vend, mirëpo nuk do të filloj në orarin e paralajmëruar më herët, por do të filloj nga ora: 13:00.

TEMA:

-Deklarimi Vjetor për Biznese Individuale (PD), Korporata (CD) dhe Ortakëri (DO)

-Raportimi i Blerjeve mbi 500€

-Raportimi i Pasqyrave Financiare

tblshqSem

Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, OJQ apo përfaqësues të tyre), përfaqësues të njësive të përhershme, kontabilistë dhe qytetarë të interesuar, me qëllim  që të informohen për Deklarimin Vjetor për Tatimin në të Ardhura Personale – PD; Deklarimin Vjetor për Tatimin në të Ardhura të Korporatave – CD; Deklarimin nga Ortakëritë – DO; Raportimin e Blerjeve mbi 500€; Raportimin e Pasqyrave Financiare sipas Ligjit për Kontabilitet, Raportim Financiar dhe Auditim Nr. 04/L-014;

Materialin i cili do të prezantohet, mund ta shkarkoni në ueb-faqe të ATK-së     www.atk-ks.org , në linkun Multimedia, Materiale & Prezantime.

Ju faleminderit për mirëkuptim!