(sq)

Anëtarët e SHKÇAK, u njoftuan edhe përmes shembujve se si bëhet Deklarimi dhe pagesa e tatimit për bizneset me qarkullim deri në 50.000 euro sipas Ligjit Nr. 04/L-104 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-161 për Tatimin në të Ardhura Personale dhe Ligjit Nr. 04/L-103 për Ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 03/L-162 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave.

Gjithashtu, nga zyrtarët e ATK-së, u prezantuan ndryshimet dhe plotësimet në legjislacionin tatimor, si: Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat, Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, Ligji për Tatimin në të Ardhurat Personale, si dhe Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave.

Gjatë këtij seminari, pjesëmarrësit kanë parashtruar pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, ATK iu ka ofruar përgjigjet adekuate.

Administrata Tatimore e Kosovës