KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues për TM1 2018

Administrata Tatimore e Kosovës me datë 10 Maj ka bërë tërheqjen e numrave potencial fitues, për rimbursim të qytetarëve nga grumbullimi i kuponëve fiskal për periudhën e TM1 2018.

Tërheqja e numrave potencial fitues është transmetuar drejtpërdrejt në RTK, ku janë tërhequr tre numra potencial fitues, ashtu siç është e specifikuar në Udhëzimin Administrativ 01/2017.  Numri i qytetarëve potencial të cilët kanë fituar për këtë periudhë është 2,518.

Numri Potencial Fitues 29 19 51
Fitues 912 908 698
Totali i fituesve 2,518

Qytetarët të cilët posedojnë numrin potencial fitues të përzgjedhur nga tërheqja, plikon me kuponë fiskal së bashku me të dhënat  e aplikimit duhet të dorëzojnë fizikisht të mbyllur, në njërën nga Drejtoritë Regjionale të ATK-së, brenda afatit prej pesë (5) ditë pune pas publikimit të listës në web faqe të ATK-së. Dorëzimi i pikove duhet të bëhet nga data 14 Maj deri me datën 18 Maj, nga ora 8:00- 16:00.

Lista e fituesve mund të shkarkohet këtu apo vizitoni linkun http://www.atk-ks.org/lista-e-fituesve-kuponet-fiskal/

Për më shumë informata lidhur me gjendjen e plikos tuaj ju lutem vizitoni linkun https://kuponatfiskal.atk-ks.org/AplikimiStatusi