ATK ka vazhduar me aktivitete për ngritjen e përformancës

Publikuar më August 3, 2011 14:35

Në  vazhdën e aktiviteteve që  ka  Administrata  Tatimore  e  Kosovës,  këto ditë  kanë  përfunduar disa aktiviteteve me ç’rast  njëri ka të bëjë  me takimin e  zhvilluar,  me  datën  29  korrik,  mes  ATK-së, Ministrisë  së  Financave, Dogana e Kosovës,  FMN-së,  Bankës  Botërore,  ECLO,  USAID,  DFID dhe GIZ,  ku temë e diskutimit ka qen vendosja e qëllimeve të gjëra për Strategjinë e  Përmbushjes për vitin 2011 – 2015.

Gjatë këtij takimi është bërë prezentimi i Strategjisë së Përmbushjes (ekzistuese), si dhe pikave për hartimin e Strategjisë së Përmbushjes 2012.

Qëllimi i këtij takimi ishte  pasqyrimi i punës dhe përvojave  të cilat do të jenë të nevojshme për zhvillimin e një strategjie moderne.

Aktivitet tjetër mjaft i rëndësishëm që ka filluar nga  data 11 korrik dhe ka përfunduar me  29 korrik , është trajnimi i organizuar nga EUCTA me temën “E drejta  Penale  Tatimore në Kosovë”,  ku përveç zyrtareve të  ATK –së pjesëmarrës ishin edhe Prokuroret komunal të disa prokurokurive të Kosovës.

Qëllimi i këtij trajnimi ishte se si të implementohet  Neni 63 në praktikë nga ana e ATK-së dhe Prokurisë.

Gjithashtu, me datë 22 korrik drejtori i përgjithshëm i Administratës Tatimore, z.Behxhet Haliti, ka mbajtur takim me menaxhentin e ATK-së, lidhur me të arriturat  sfidat  dhe zotimet e marra  për përmbushjen e objektivave të parapara për këtëvitë.

Administrata Tatimore e Kosovës vazhdimisht është duke zhvilluar aktivitete  që kanë të bëjnë  me procedura të ndryshme brenda saj.