ATK me 35 Inspektor të rinj

Publikuar më October 5, 2010 14:11

Betimi Inspektorve

Sot me 5 Tetor 2010 u bë betimi i gjeneratës së radhës të Inspektorëve Tatimor të Administratës Tatimore të Kosovës. 

Në ceremoninë e betimit ishte prezent edhe Ministri i Ekonomisë dhe Financave z. Ahmet Shala, i cili përgëzoi Inspektorët e rinj dhe u dëshiroi karrierë të suksesshme si dhe kërkoi prej tyre punë të palodhshme dhe përkushtim të shtuar në procesin e vjeljes së tatimeve, proces ky në shërbim të gjithë popullit të Kosovës.  “Ju sot u betuat se gjatë shërbimit në ATK, detyrat te cilat do të ju besohen do t’i kryeni me besnikëri, profesionalizëm, transparencë, me shumë ndershmëri dhe integritet, andaj, unë ju lus që së bashku të punojmë me shumë përkushtim dhe të çojmë shtetin tonë përpara ashtu që punën të cilën shtetet tjera e kanë bërë para 100 vitesh, ta bëjmë ne sot për ne dhe për të ardhmen e fëmijëve tanë” theksoi kështu Ministri Shala.

Gjithashtu Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës z. Behxhet Haliti uroi Inspektorët e rinj si dhe u bëri thirrje që t’i binden dhe zbatojnë ligjet në fuqi, të jenë transparent dhe të dedikuar në pozitën e zyrtarit shtetëror. Ai gjithashtu theksoi“ Ju jeni gjeneratë me fat, pasiqë ky është vit jubilar për ne. Këtë vit ATK ka 10 vjetorin e themelimit si dhe ky është viti më shumë risi në legjislacion, njësi te reja, sisteme te avancuar në funksion te ngritjes së cilësisë së shërbimeve ndaj tatimpaguesve, ky vit gjithashtu shënon kthesë të suksesshëm sa i takon aspektit të të hyrave”.

Ceremonia u mbajt në Zyrën Qendrore të ATK-së dhe u çertifikuan gjithsej 35 Inspektor.