ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik – Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit

Publikuar më March 21, 2014 15:31

02 2014_Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2014 mbi Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit.

Ky Vendim Shpjegues Publik, do të shërbejë për Tatimpaguesit, stafin e Zyrave Regjionale të Shërbimit të Tatimpaguesve, si dhe stafit të Zyrave të Regjistrimit të Bizneseve në ARBK, i cili do të ofroj sqarimet e detajuara lidhur me Ndryshimin e Formës së Biznesit.

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që bizneseve të cilat janë të interesuara të bëjnë transferim të pronësisë tek ndryshimi në formën e biznesit, t’u ofroj informata për hapat që duhet ndërmarrë për të bërë ndryshimet e tilla.

Ky Vendim hyri në fuqi me datë, 20.03.2014.

Vendimin Shpjegues Publik, për Procedurat për Transferimin e Pronësisë tek Ndryshimi në Formën e Biznesit, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

Administrata Tatimore e Kosovës