ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik – TATUARJA E PENSIONEVE ME RASTIN E TËRHEQJES NGA FONDI I KURSIMEVE PENSIONALE TË KOSOVËS (FKPK)

Publikuar më April 12, 2017 08:10

Administrata Tatimore e Kosovës, ka nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2017 për tatuarjen e pensioneve me rastin e tërheqjes nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës (FKPK).

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është të sqaroj detyrimet tatimore, mënyrën e deklarimit dhe pagesës së Tatimit në të Ardhurat Personale, për tatimpaguesit që përfitojnë të ardhura në emër të pensioneve me shumë të tërësishme, si dhe duke përfshirë atë në faza.

Ky Vendim Shpjegues Publik hynë në fuqi në datën e nënshkrimit nga Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së dhe i njëjti anulon Vendimin Shpjegues Publik nr. 06/2014 “Tatuarja e Pensioneve me rastin e tërheqjes nga FKPK” të datës 22.12.2014.
Vendimin Shpjegues Publik, për tatuarjen e pensioneve me rastin e tërheqjes nga Fondi i Kursimeve Pensionale të Kosovës, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 Administrata Tatimore e Kosovës