ATK – Organizon Seminare me Tatimpagues

Publikuar më March 15, 2012 10:22

Administrata Tatimore e Kosovës, me qëllim të edukimit dhe informimit të tatimpaguesve për të drejtat dhe obligimet e tyre, ka organizuar seminare në të gjitha Regjionet e ATK-së, me temat:

– Përgatitja dhe dorëzimi i Deklaratave Vjetore,

– Raportimi i Blerjeve mbi 500 euro, si dhe

– Risitë në Legjislacionin Tatimor

Në këto seminare ftohen të marrin pjesë tatimpaguesit (organizata biznesi, njësi të përhershme, OJQ apo përfaqësues të tyre) dhe qytetarë të interesuar, me qëllim që të marrin informacione për : Përgatitjen dhe dorëzimin e Deklaratave Vjetore, Raportimin e Blerjeve mbi 500 euro, si dhe Risitë në Legjislacionin Tatimor.

ATK-ja, ka paraparë mbajtjen e seminareve, si në vijim:

Regjioni Data Ora Vendndodhja
Gjilan 21.03.2012 11:00  Restorant “Luli” Kati i II
Mitrovicë 22.03.2012 11:00 Salla e zyrës regjionale të ATK-së
Gjakovë 23.03.2012 11:00 Salla e Kuvendit Komunal
Pejë 26.03.2012 11:00 Salla e Kuvendit Komunal
Prizren 27.03.2012 11:00 Salla e Kuvendit Komunal
Ferizaj 28.03.2012 11:00 Qendra e Kulturës (ish ndërtesa e TMK-së)
Prishtinë 29.03.2012 11:00 “Hotel Grand”

 

 

 

 

 

 

 

– Ju mirëpresim –

Administrata Tatimore e Kosovës