ATK, publikon Broshurën për Tatimpagues “Mbaj dokumentacionin sipas Ligjit!”

Publikuar më May 29, 2014 09:24

BroshuraAdministrata Tatimore e Kosovës, në përpjekje që të ofroj lehtësira më të mëdha për tatimpagues, ka publikuar Broshurën “Mbaj dokumentacionin sipas Ligjit!”.

Qëllimi i publikimit të kësaj broshure është që të informoj më për së afërmi tatimpaguesit, se janë të obliguar të mbajnë librat dhe regjistrimet konform Legjislacionit Tatimor.

Mbajtja e regjistrimeve sipas Legjislacionit Tatimor në fuqi, mundëson deklarimin dhe pagesën e saktë të detyrimit tatimor.

Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi do të identifikojë bizneset dhe personat fizikë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, i’u shmangen detyrimeve tatimore.

Administrata Tatimore e Kosovës, në vazhdimësi do të identifikojë bizneset dhe personat fizikë, të cilët përmes dokumentacionit jo të saktë, i’u shmangen detyrimeve tatimore.

ATK, inkurajon të gjithë tatimpaguesit që të mbajnë dokumentacionin sipas Ligjit, të deklarojnë dhe të paguajnë detyrimet tatimore, në mënyrë që të mos bëhen objekt i ndëshkimeve.

Broshura “Mbaj dokumentacionin sipas Ligjit!” është në dispozicion të tatimpaguesve në ueb-faqen e ATK-së www.atk-ks.org tek linku Multimedia-Fletepalosje.

Administrata Tatimore e Kosovës