ATK rimburson mjetet për qytetarët që kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskal

Publikuar më August 12, 2015 15:48

Të nderuar qytetarë,

ZarfiKuponaFiskal5Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 06 Gusht 2015 ka filluar me rimbursimin e mjeteve për qytetarët, të cilët kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskal.

ATK ka shqyrtuar aplikacionet dhe plikot me kuponë fiskal dhe deri më tani ka rimbursuar mjetet për 2,997 qytetarë, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Në vazhdimësi ATK do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, në mënyrë që të rimbursoj mjetet për të gjithë qytetarët të cilët kanë aplikuar dhe dorëzuar plikot me kuponë fiskal.

Vlen të përmendet se do të rimbursohen mjetet për të gjithë qytetarët e Kosovës, të cilët kanë respektuar procedurat e parapara me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 dhe Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”.

ATK inkurajon te gjithë qytetarët që të vazhdojnë me grumbullimin e kuponëve fiskal dhe secili qytetar duhet të jetë i vetëdijshëm se duhet të pajiset me Kuponë Fiskal në momentin e blerjes së mallit apo shërbimit.

Personi i cili nuk merrë Kuponin Fiskal:

  • dëmton veten dhe të tjerët;
  • nuk kontribuon në zhvillimin e vendit;
  • nuk përmbush një nga detyrimet qytetare, si dhe
  • ndihmon evazionin fiskal.

“Edhe Ti ke përgjegjësi për vjelje të tatimeve. Kërko kuponin fiskal, është përgjegjësi qytetare!”

 

Administrata Tatimore e Kosovës