Beqaj: ATK dhe Dogana duhet të janë në funksion realizimit të ligjshmërisë dhe në funksion të zhvillimit ekonomik

Publikuar më July 22, 2013 11:27

MakeThumbnail

Administrata Tatimore dhe Doganat e Kosovës kanë mbështetjen e Qeverisë dhe Ministrisë së Financave në realizimin e obligimeve të tyre ligjore dhe në funksion të zhvillimit ekonomik,  ka deklaruar të Premten (më 19.07.2013) Ministri i Financave Besim Beqaj gjate vizitës që i ka bërë Zyrës Regjionale të ATK-së në Prizren dhe Pikës Doganore në Vërmicë.
Me ketë rast ministri Beqaj ka vlerësuar se këto dy institucione janë duke performuar mirë dhe se janë duke i realizuar me sukses obligimet e tyre ligjore, dhe tha se synim i Qeverisë është ofrimi i kushteve sa më të mira për të bërë biznes dhe që bizneset në forma konkrete të ndjejnë përkrahjen e shtetit të tyre.
Në këtë drejtim ministri Beqaj theksoi se deri në fund të Shtatorit do të funksionalizohet edhe qendra e digjitalizuar e kujdesit për tatimpaguesit.
Gjate kësaj vizite ministri Besim Beqaj i shoqëruar nga Drejtori i ATK-së Behxhet Haliti dhe Doganës  Naim Huruglica theksoi se ngritja e nivelit të të hyrave duhet realizuar duke pas gjithmonë parasysh bazën ligjore dhe përmes aktiviteteve të cilat i mundësojnë zhvillim ekonomik shtetit.

19.07.2013-1“Unë sot u informova për përformancën e ATK-së dhe Doganës dhe dëshiroj të theksoj se këto dy institucione nuk janë vetëm për të mbledhur të hyra nga pikat doganore apo nga aktivitetet ekonomike të cilat zhvillohen në Republikën e Kosovës, por njëkohësisht kanë edhe synim ruajtjen dhe mbrojtjen e shëndetit të qytetarëve nga veprimet të cilat devijojnë  shoqërinë tonë, siç është kontrabanda, krimi i organizuar dhe krimet të tjera dhe në këto raste këto dy mekanizma duhet te veprojnë si një trup i vetëm.” tha ministri Beqaj.

I pari i MF-së theksoi rëndësinë e punëve konkrete në infrastrukturën e vendkalimit, zgjerimin e rrugës me katër korësi dhe me këtë rast konfirmoi që duke filluar nga 1 gushti zhdoganimi i mallrave që hynë në Kosovë nga ky vendkalim do të bëhet në terminalet më të afërta doganore ku është edhe destinacioni i mallit të importuar.

Ndërsa, Drejtori i ATK-se Behxhet Haliti njoftoi ministrin Beqaj  për të arriturat dhe sfidat e Zyrës regjionale të ATK-së në Prizren dhe me këtë rast tha se menaxhmenti i këtij regjioni por edhe  ATK-së  ne përgjithësi është  zotuar që të vazhdojnë me punën për të realizuar misionin që u është besuar, në trajtimin e barabartë, të njëtrajtshëm të të gjitha ligjeve tatimore,  ofrim të shërbimeve profesionale dhe transparente për tatimpaguesit dhe qytetarët e Kosovës.

Ndërsa, drejtori i Doganës Naim Huruglica tha se e ka njoftuar ministrin Beqaj për punën dhe angazhimet e institucionit që ai drejton, veçanërisht për piken doganore ne Vermice,  për procedurat e punës dhe çështje të tjera të ndërlidhura me sistemin doganor në vend si dhe sfidat që vazhdimisht ballafaqohet  Dogana e Kosovës.

“ Me këtë rast ai informoi ministrin se Pika Doganore në Vërmicë në gjashtëmujorin e parë të këtij viti ka inkasuar afër 87 milion euro, ose 55 % më shumë se sa në periudhën e njëjte të vitit paraprak”, tha Huruglica.