Njoftim për tatimpagues – Mbajtja e tatimit në burim është detyrim ligjor!

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat fizik afarist dhe personat juridik, se janë të detyruar të mbajnë tatimin në burim për pagesat që i bëjnë për: paga dhe pensione, interes, të drejta pronësore, qira, kategori të veçanta dhe për pagesa të caktuara për jo rezidentë, ashtu siç është përcaktuar në Legjislacionin Tatimor. Aktivitetet …

Njoftim për tatimpagues – METD me Holandën!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se ka pranuar njoftimin nga Ministria e Financave në Holandë dhe nga Ministria e Punëve të Jashtme në Kosovës, se METD në mes të ish-Jugosllavisë dhe Holandës nuk është në fuqi dhe e zbatueshme. Kjo marrëveshje konsiderohet që nuk është në fuqi dhe nuk zbatohet që nga 1 Shtator …

Njoftim për tatimpagues – Deklaro saktë tatimin!

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë personat, të cilët merren me aktivitete afariste, se në bazë të Legjislacionit Tatimor janë të detyruar të deklarojnë Tatimet dhe Kontributet Pensionale në mënyrë reale. Aktivitetet e ATK-së, në vazhdimësi, do të përqendrohen pikërisht te kategoritë, si: Nën-deklaruesit e pagave të punëtorëve, Nën-deklaruesit tek bizneset e mesme dhe …

Njoftim për Institucionet Financiare

Të nderuara institucione financiare, Tashmë është viti i katërt që kërkohet raportimi sipas Ligjit Nr. 05/L-013 që ka ratifikuar Marrëveshjen FATCA, në mes të Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe Republikës së Kosovës me qëllim të uljes së evazionit tatimor nga qytetarët e ShBA-së në lidhje me pasuritë e tyre financiare jashtë ShBA-së. Bazuar në …

Njoftim për qytetarë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët që aplikojnë për rimbursim nga kuponët fiskal (dhe ata që kanë aplikuar për TM2 2018) që ti verifikojnë llogarit e tyre bankare, pasi që kemi pranuar informacione nga qytetarët se për TM1 2018, tek disa qytetar nuk janë rimbursuar mjetet në llogaritë e tyre pasi që kanë …

Njoftim për të punësuarit – Verifiko deklarimin nga punëdhënësi juaj!

Administrata Tatimore e Kosovës, rikujton të punësuarit se përmes ueb-faqes së ATK-së, mundësohet verifikimi i deklarimit si të punësuar, nga punëdhënësit e tyre, pa pasur nevojë të paraqiten fizikisht në sportelet e Shërbimit të Tatimpaguesve. Për të bërë verifikimin e tillë, i punësuari, përmes ueb faqes së ATK-së, www.atk-ks.org, në linkun Vërtetimi tatimor, zgjedh shërbimin …

Njoftim për tatimpagues – Lirimet nga TVSH për importet / furnizimet brenda vendit, të financuara nga të ardhurat e donacioneve

Administrata Tatimore e Kosovës, ri-kujton të gjithë tatimpaguesit se importimi i mallrave, si dhe blerja e mallrave/shërbimeve brenda vendit, janë të liruara nga TVSH, nëse dëshmohet se importimi/blerja bëhet me mjete të financuara nga donacionet. Për t’u liruar nga TVSH, përfituesi i donacionit duhet të dëshmoj përmes marrëveshjes së financimit apo ndonjë dokumenti tjetër se …

NJOFTIM PËR TATIMPAGUES – ATK, edhe me një shërbim të ri elektronik!

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 01 qershor 2018 është publikuar versioni i ri i Sistemit Elektronik – EDI, i cili ofron edhe shërbimin – Menaxhimi i Rimbursimeve. Shërbimi i ri elektronik për Menaxhimin e Rimbursimeve është funksionalizuar në sistemin elektronik EDI, dhe është në dispozicion për tatimpaguesit, të cilët bëjnë kërkesë …

Njoftim për qytetarë

Administrata Tatimore e Kosovës njofton të gjithë qytetarët se në rrjetin social Facebook janë hapur disa llogari në emër të ATK-së, të ngjashme si kjo https://www.facebook.com/kuponatfiskal/ . Ne ju bëjmë më dije se e vetmja llogari zyrtaren në Facebook e ATK-së është kjo https://www.facebook.com/rks.atk/ krejt çka ju intereson të dini rreth aktiviteteve të administratës tatimore, …