LAJME COVID-19

Te gjitha lajmet

Përkrahja e ATK-së gjatë COVID-19

Klikoni këtu për t'u informuar më shumë rreth statistikave për Pako Fiskale Emergjente, informatave denoncuese për ngritje të çmimeve, raportet statistikore të rasteve të trajtuara nga ZgjoNa dhe informata të tjera

Pyetje të shpeshta – COVID-19

Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, me intensitet është duke i bërë përgatitjet ku përmes Sistemit Elektronik EDI punëdhënësit dhe qiramarrësit do të mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako. Po sa të jetë sistemi i gatshëm, do të informoheni me kohë.
Sa i përket lëvizjes së lirë, Administrata Tatimore e Kosovës, ju ka dërguar formën “Vërtetim për lëvizje të lirë” për plotësim të gjitha bizneseve të cilat janë të regjistruara për veprimtari ekonomike në njërën nga ato (të shprehura me kode NACE), të listuar në Urdhëresën e Ministrisë së Ekonomisë, Punës, Tregtisë, Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Investimeve Strategjike (MEPTINIS), të datës: 23 Mars 2020. Ju duhet që formën “Vërtetim për lëvizje të lirë” ta plotësoni me të dhënat e kërkuara për biznesin tuaj dhe për secilin punonjës tuaj për të cilët kërkohet lëvizje e lirë, përgjatë orareve me kufizim në situatën e emergjencës për shëndetin publik. Pasi ta plotësoni formën, duhet ta vulosni dhe nënshkruani dhe si e tillë bashkë me letërnjoftimin dhe ID-në zyrtare (kartelën identifikuese) të punonjësit (nëse ka), do të shërbejë si leje për të qarkulluar gjatë orareve të lartpërmendura. Nëse nuk e keni pranuar formën nga ATK, ju lutemi në ueb-faqe të ATK-së www.atk-ks.org gjeni me formën të cilën duhet ta plotësoni. http://www.atk-ks.org/ëp-content/uploads/2020/03/Vertetim-per-L%C3%ABvizje-t%C3%AB-lir%C3%AB-V3.pdf https://docs.google.com/spreadsheets/d/1sË5kdëZnBXH3b9fo8SS2oHIs_jps_Mx1ceEQHoZTËmk/edit#gid=1411211835 mund t’i gjeni informatat për veprimtaritë ekonomike, sipas kodeve, në lidhje me urdhëresën e MEPTINIS, datë 23 mars 2020. Nëse nuk jeni i përfshirë në listën e publikuar në ueb-faqe të ATK-së, mund të drejtoheni në MEPTINIS.
ATK ka zgjatur afatin për deklarimin, raportimin dhe pagesën e tatimeve. Klikoni ne linkun ne vijim dhe lidhuni me njoftimin dhe tabelën për llojet e tatimeve dhe periudhave: http://www.atk-ks.org/njoftim-per-tatimpagues-zgjatet-afati-per-deklarimin-dhe-pagesen-e-tatimeve-kontributeve/
Mbështetja financiare në masën 3 të Pakos Fiskale Emergjente, iu takon shoqërive tregtare që janë në vështirësi financiare si pasojë e rënies së veprimtarisë së tyre për shkak të situatës së emergjencës së shëndetit publik. Pra, shoqëri tregtare nënkuptohet çdo biznes i regjistruar në Agjencionin për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë, pavarësisht statusit të biznesit.
Bazuar në vendimin e Ministrit të Financave dhe Transfereve, datë 03.04.2020, lidhur me aprovimin e Planit Operacional për Pakon Fiskale Emergjente dhe obligimin e institucioneve për zbatimin e këtij Plani, Administrata Tatimore e Kosovës, me intensitet është duke i bërë përgatitjet ku përmes Sistemit Elektronik EDI qiramarrësit do të mund të parashtrojnë kërkesat e tyre për të përfituar nga kjo pako. Po sa të jetë sistemi i gatshëm, do të informoheni me kohë. Nëse kërkesa e juaj do të aprovohet, atëherë me rastin e pagesës së qirasë, për pjesën e paguar nga Qeveria, Thesari do të ndal tatimi në burim prej 9%.

Video

75 mijë € gjoba bizneseve për ngritje të çmimeve

Intervista Top Channel

Kontakti për raportim dhe informim

Qendra e Thirrjeve

Tel: 038 222 165
Në këtë linjë telefonike mund të raportoni rastet për rritje të çmimeve dhe keqpërdorime të tjera tatimore

Linja pa-pagesë

Tel:0800 80 800
Në këtë linjë telefonike mund të raportoni rastet për rritje të çmimeve dhe keqpërdorime të tjera tatimore

Departamenti për Regjistrim dhe Shërbim të Tatimpaguesve

Tel:038 200 250 17
E-mail:info@atk-ks.org
Në këtë linjë telefonike dhe e-mail adresë mund të merrni informacione rreth të gjitha vendimeve të nxjerra, të cilat ndërlidhen me ATK