Dorëzimi i plikove me Kuponë Fiskal

Publikuar më June 23, 2015 09:17

a4Të nderuar qytetarë,

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se nga data 1 Korrik 2015 do të filloj me pranimin e plikove me Kuponë Fiskal.

Fillimisht, obligoheni që të plotësoni aplikacionin për rimbursim të mjeteve nga grumbullimi i kuponëve fiskal. Aplikacioni duhet të plotësohet në mënyrë elektronike përmes ueb-faqes së Administratës Tatimore të Kosovës www.atk-ks.org, në linkun Shërbime Elektronike – Aplikacioni për Kuponë Fiskal.

Vetëm pasi të keni deklaruar të dhënat tuaja përmes këtij aplikacioni, ju do të mund t’i dorëzoni fizikisht plikot në cilëndo zyre regjionale të Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve.

ATK do të shqyrtojë të gjitha aplikacionet, si dhe do të rimbursojë mjetet, ashtu siç është përcaktuar në Udhëzimin Administrativ Nr. 01/2015.

Njëherësh, ju njoftojmë se procedurat për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal dhe rimbursimin e mjeteve, mund t’i gjeni në Vendimin Shpjegues Publik Nr. 02/2015 në linkun  Publikime – Shpjegimet publike.

Ndërsa, hapat që duhet të ndiqni për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal, mund t’i gjeni në Fletëpalosjen “Udhëzues për dorëzimin e plikove me Kuponë Fiskal”, linku Multimedia – Fletëpalosje.

Ju lutemi që të vendosni të dhëna të sakta në aplikacion. Të dhënat duhet të jenë të njëjta me ato të vendosura brenda në pliko.

ATK, nuk mbanë përgjegjësi nëse të dhënat tuaja nuk i keni vendosur të sakta, si: numrin personal, numrin e llogarisë bankare dhe emrin e bankës!

Administrata Tatimore e Kosovës