Ekrem (Sejdi) HYSENAJ, lindur me 22 shkurt 1973, Istog
Edukimi dhe kualifikimet profesionale:
- Magjistër i shkencave ekonomike (Menaxhment), Universiteti i Prishtinës – korrik 2011
- Ekonomist i diplomuar (Menaxhment dhe Informatikë), Universiteti i Prishtinës – prill 1998
Përvoja e punës:
- Ud.Drejtor i përgjithshëm, ATK – tetor 2020
- Drejtor, Departamenti për Zhvillim dhe Menaxhim të Projekteve, ATK – qershor 2019
- Koordinator për procesin e bashkimit ATK-Doganë – janar 2016
- Drejtor, Drejtorati për Modernizim, Planifikim dhe Analizë, ATK – mars 2012
- Drejtor, Departamenti Ligjor dhe i Ankesave, ATK – maj 2010
- Zv/Drejtor i përgjithshëm, DLF, ATK – shkurt 2007
- Menaxher, Departamenti i Kontrollit Tatimor, ATK – qershor 2005
- Këshilltar për TVSh, Departamenti i Kontrollit Tatimor, ATK – shtator 2003
- Udhëheqës Ekipi, Mbledhja e Detyrueshme, ATK – tetor 2001
- Ekipi për implementim të TVSh-së, ATK – janar 2001
- Inspektor Tatimor, Njësia e Tatimpaguesve të Mëdhenj, ATK – maj 2000
Trajnime dhe kualifikime të veçanta:
- Menaxhimi i ndryshimeve, GIZ Prishtinë – dhjetor 2018
- Shkëmbimi i informacionit si një mjet për të luftuar evazionin fiscal, OECD seminar, Budapest, Hungari – tetor 2018
- Menaxhimi i Ndryshimeve në Administratën Tatimore, CEF Lubjanë, Slloveni – shtator 2016
- MS Project 2013, Prishtinë – maj 2016
- Qasja Moderne për Përmbushjen Tatimore, CEF Lubjanë, Slloveni – maj 2015
- Strategjitë për Rritjen e Sektorit Privat, SIDA Stockholm, Suedi – nëntor 2014
- Seminari i FMN-së për Menaxhimin e Rrezikut Tatimor, Prishtinë – nëntor 2013
- Raportimi Financiar për projektet e BE-së, CEF Lubjanë, Slloveni – maj 2010
- Shkolla për Integrime Evropiane, Fondacioni Kosovar për Shoqëri të Hapur, Prishtinë – maj 2009
- Rrjeti shumëpalësh tatimor për zyrtarët nga ekonomitë në tranzicion, OECD Vienna, Austria – prill 2008
- Programi për Zhvillimin e Lidershipit, USAID Prishtinë – janar 2008
- The Hope Fellowships (Hyrje në Lidership dhe të Menduarit Kritik dhe Drejtues), Instituti i Kosovës për Administratë Publike (IKAP) – korrik 2007
- Program i Zhvillimit Profesional, USAID Prishtinë – qershor 2007
- Seminar mbi Teknikat Hetuese Financiare, Departamenti i Thesarit i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Prishtinë – qershor 2007
- Auditimi i Kompanive Multinacionale, CEF Lubjanë, Slloveni – nëntor 2006
- Zhvillimi dhe Menaxhimi i TVSh-së (Program i Avancuar), CEF Lubjanë, Slloveni – shtator 2005
- Trajner i Certifikuar i IKAP-it, Instituti i Kosovës për Administratë Publike, Prishtinë – nëntor 2005
- Auditimi i Brendshëm dhe Kontrolli i Brendshëm, SOFRECO, Projekt i Financuar nga BE – nëntor 2004
- Tatimi në Konsum duke përfshirë Transaksionet Elektronike, OECD Ankara, Turkey – mars 2004
- Kursi i Trajnimit për Inspektor Tatimor, AQF Prishtinë – prill 2000
Angazhime tjera:
- Udhëheqja / pjesëmarrja në grupet punuese për hartimin dhe amendamentimin e legjislacionit tatimor, Planeve Strategjike dhe Strategjisë së Përmbushjes;
- Zhvillimi dhe mbajtja e trajnimeve për zyrtaret e ATK-së, si dhe sipas kërkesave të institucioneve tjera: IKAP, Dogana e Kosovës, Policia e Kosovës – Njësia për krime ekonomike, etj.
- Pjesëmarrje në konferenca, seminare dhe trajnime të ndryshme brenda dhe jashtë vendit, të organizuara qoftë nga FMN, OECD, USAID apo edhe institucione dhe organizata të njohura vendore dhe ndërkombëtare.