KOMUNIKATË PËR MEDIA – Drejtori i ATK-së takohet me u.d ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kosovë

Drejtori i Përgjithshëm i ATK-së Ilir Murtezaj, ka pritur sot në takim u.d ambasadorin e Maqedonisë së Veriut në Kosovë z. Rexhep Saliu. Qëllimi i këtij takimi ishte thellimi i bashkëpunimit mes ambasadës së Maqedonisë së Veriut  dhe ATK-së.

Kujtojmë së Administrata Tatimore e Kosovës ka marrëveshje bashkëpunimi me Zyrën e të Hyrave Publike të  Maqedonisë së Veriut në fushën e eliminimit të tatimit të dyfishtë, si dhe marrëveshje tjera të bashkëpunimit, të cilat kanë për qëllim shkëmbimin e përvojave, transferimin e njohurive dhe praktikave më të mira, përmirësimin e performancës së palëve, stimulimin e përmbushjes vullnetare tatimore, si dhe parandalimin, zbulimin dhe luftimin e evazionit tatimor në të dyja vendet.