Trajnime online

KOMUNIKATË PËR MEDIA – Trajnimet online për stafin

Duke qenë se jemi duke kaluar në një periudhë të vështirë në aspektin e shëndetësisë, si rezultat i pandemisë COVID19, si dhe duke respektuar masat e parapara nga Ministria e Shëndetësisë dhe Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike, për të ruajtur shëndetin e secilit prej nesh, ATK ka organizuar 9 trajnime për 13 ditë, të cilat janë mbajtur në mënyrë virtuale përmes platformave të ndryshme online.

Trajnimet kryesisht kanë qenë sipas kalendarit të paraparë  nga Divizioni i Trajnimeve, si vlerësim i nevojave për trajnime, si dhe duke pas parasysh se trajnimet e vazhdueshme mbajnë nivelin e njohurive dhe shkathtësive të stafit.

Qëllimi i realizimit të këtyre trajnimeve, ishte zhvillimi dhe investimi i njohurive mbi Legjislacionin Tatimor të Kosovës, detyrat dhe procedurat  e zyrtareve të ATK-së, duke zhvilluar resurset humane dhe duke synuar ngritjen profesionale të stafit të ATK-së.

Njomza Alaj