Njoftim për tatimpagues – ATK, modifikon formularët tatimor PD dhe CD

Administrata Tatimore e Kosovës, ju njofton se Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat Personale (PD) dhe Formulari i deklarimit vjetor dhe pagesës për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (CD), janë duke u modifikuar, Andaj deri më 25 janar 2019, nuk mundësohet dorëzimi i këtyre formularëve.

Publikimi i formularëve të modifikuar do të bëhet më 25.01.2019 dhe të gjithë tatimpaguesit nga kjo datë e tutje mund të deklarojnë dhe të paguajnë përmes këtyre formularëve.

Administrata Tatimore e Kosovës