Njoftim për tatimpagues – ATK, nxjerr Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2019 për trajtimin tatimor të importeve dhe furnizimeve kur financohen apo bashkë-financohen drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian

Administrata Tatimore e Kosovë – Drejtori i Përgjithshëm, në pajtim me nenin 9 të Ligjit bazik Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, i ndryshuar dhe plotësuar me Ligjin Nr. 04/L-102 dhe Ligjin Nr. 04/L-223, ka nxjerrë Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2019 për trajtimin tatimor të importeve dhe furnizimeve kur financohen apo bashkë-financohen drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian. 

Qëllimi i këtij Vendimi Shpjegues Publik është që të sqaroj trajtimin tatimor për aspekte të Tatimit mbi Vlerën e Shtuar për importet dhe furnizimet kur financohen apo bashkë-financohen drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian.

Ky Vendim Shpjegues Publik vlen për personat që ekskluzivisht janë të përfshirë në importimin e mallrave të liruara në pajtim me nën paragrafin 2.1 të nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH kur financohen apo bashkë-financohen drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian, si dhe furnizimeve brenda vendit të liruara nga TVSH në pajtim me nën paragrafin 3.1 të nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH kur financohen apo bashkë-financohen drejtpërdrejtë nga Komisioni Evropian.

Vendimin Shpjegues Publik nr. 01/2019, mund ta gjeni në ueb faqen e ATK-së www.atk-ks.org në linkun Publikime – Shpjegimet Publike.

 

Administrata Tatimore e Kosovës