Honoured,
In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org
Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 56 - 60 of 847891011121314151617

Biznesi jonë operon në lëminë e ndërtimit dhe jemi vetëm investitor. Pyetja jonë është në lidhje me shitjet e lokaleve. Me para-kontratë ne kemi shitur një lokal për 100,000.00€ me afat pagese për 2 vite. Blerësi ka paguar shumën prej 10,000.00€ dhe pjesën tjetër do ta paguaj me këste për 24 muaj. A duhet ngarkuar TVSH sipas kësteve të paguara, në këtë rast për 10,000.00€ dhe pjesën tjetër kur të bëhen pagesat. Projekti është në fazanë fillestare të punimeve dhe planifikohet të përfundojë për 20 muaj.

Sipas nenit 29 të Udhëzimit Administrativ Nr. 03/2015 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-037 për TVSH, është përcaktuar momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në, citojmë:

1. Sipas nenit 22 paragrafi 1 i Ligjit, momenti i lindjes së detyrimit për të ngarkuar TVSH-në është momenti kur ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit. TVSH bëhet e ngarkueshme varësisht se cili nga tre momentet ndodh e para:

1.1.furnizim i mallit apo shërbimit,

1.2.lëshimi i faturës në lidhje me furnizimin e mallit apo shërbimit, ose

1.3.pranimi i pagesës në avanc/paradhënje, para se të ketë ndodh furnizimi i mallit apo shërbimit

Për derisa ju keni të bëni me shitje të lokalit gjatë fazës së ndërtimit, atëherë sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, derisa keni pranuar pagesë avans, për pjesën e avansit të pranuar (plotësimi i kriterit 1.3 të mësipërm) duhet të ngarkohet TVSH, kurse, për pjesën e mbetur, TVSH ngarkohet ashtu siç lëshohen faturat për pagesën e kësteve të mbetura. Mirëpo, duhet të keni parasysh se nëse objekti (lokali) përfundohet para se të përfundon komplet pagesa me këste, atëherë në momentin kur lokali është i gatshëm (plotësimi i kriterit 1.1 të mësipërm) duhet të ngarkohet TVSH për komplet pjesën e pagesave të papaguara.

Nëse një biznes ka obligim të papaguar dhe pas vendosjes së barrës tatimore ka paguar pesëdhjetë përqind (50%) të obligimit tatimor, ndërsa për pjesën tjetër të obligimit bënë kërkesë për marrëveshje të pagesës me këste, a duhet të lirohet nga barra tatimore?

Jo, derisa të kryhet pagesa e tërësishme e detyrimit tatimor, tatimpaguesi nuk mund të lirohet nga barra tatimore. Barra tatimore e vendosur paraprakisht do të konsiderohet siguri për respektim të marrëveshjes.

Cilat biznese mund të njohin shpenzimet afariste të lejueshme?

Për bizneset, të cilat deklarojnë në baza reale apo ato që kanë zgjedhur vullnetarisht të deklarojnë në baza reale, lejohen si zbritje nga të ardhurat e përgjithshme të krijuara nga pasuria e paprekshme, qiratë apo aktivitetet afariste, shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës tatimore që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejtë të lidhura me aktivitetet e tilla që gjenerojnë të ardhura, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit.

Kompania bënë transportin e udhëtareve në relacionin Prishtine - Ohër, Maqedoni dhe anasjelltas. Si duhet trajtuar këtë shërbim në lidhje me TVSH. A duhet të faturoj: •Pa TVSH sepse udhëtimi po behet për jashtë Kosovës (a ka ndonjë ndryshim nëse transporti është vetëm një drejtimësh pra Prishtine - Ohër pa u kthyer), apo •TVSH të kalkulohet në bazë të kilometrave (raporti territor i Kosovës me udhëtim jashtë Kosovës), ose •Fatura komplet të jetë me TVSH pasi që pikënisja është Prishtina, Kosova dhe sipas Udhëzimin Administrativ Nr. 03/2015, neni 20, paragrafi 5.3. përcakton se vendi i furnizimit të transportit të pasagjerëve është vendi i nisjes së transportit. •Nëse udhëtimi do të fillonte prej Ohrit, pra jashtë Kosovës, a paraqet kjo ndonjë ndryshim?

Neni 28, paragrafi 4 i Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, përcakton furnizimet e shërbimeve të transportit rrugor ndërkombëtar të pasagjerëve dhe transportit të mallrave të tyre shoqëruese, të cilat janë të liruara nga TVSH pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së së zbritshme, citojmë:

“4. Transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve dhe transporti i mallrave të tyre shoqëruese, siç janë valixhet ose furnizimet e shërbimit që lidhen me transportin e pasagjerëve.

4.1. transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve nënkupton transportin e pasagjerëve me autobus dhe mjete tjera kur transporti kryhet:

4.1.1. nga një vend në territorin e Kosovës në një vend jashtë territorit të Kosovës, apo;

4.1.2. nga një vend jashtë territorit të Kosovës në një vend në territorin e Kosovës.”

Pra, transporti rrugor ndërkombëtar i pasagjerëve është furnizim i liruar nga TVSH pa të drejtën e zbritjes së TVSH-së. Pra, komplet bileta për relacionin Prishtine – Oher është pa TVSH, pa te drejtën e TVSH së zbritshme. Po ashtu, edhe për bileta kthyese, furnizimi është i liruar nga TVSH, pa te drejtën e TVSH së zbritshme.

Ndërsa nëse nisja është Oher -Prishtine – vendi i furnizmit të sherbimit sipas nenit 20, paragrafit 2.2, vendi i furnimzimit të transportit të pasagjerve është vendi i nisjes së transportit.

Cilat janë dokumentet që më nevojiten për t’u pajisur me vërtetim tatimor nga ATK, në emër të biznesit?

Me vërtetim tatimor në emër të biznesit, mund të pajiseni direkt përmes Sistemit Elektronik EDI. Nëse për arsye të ndryshme nuk mund të pajiseni me Vërtetim tatimor përmes sistemit EDI, atëherë për t’u pajisur me Vërtetim tatimor në zyrën e Shërbimit të Tatimpaguesve, kërkohet dokumentacioni si në vijim:

  • Kërkesën për Vërtetim Tatimor (merret në zyrën rajonale të SHET apo ueb faqe të ATK-së)
  • Kopjen e letërnjoftimit/pasaportës të personit dhe kopjen e autorizimit nga personi nëse Vërtetimi Tatimor kërkohet nga përfaqësuesi në emër të personit. Përjashtim nga kjo, personat të cilët nuk posedojnë letërnjoftim/pasaportë, duhet të posedojnë kopjen e certifikatës/ekstraktit të lindjes.
  • Gjendjen e përgjithshme (nëse ka gjendje në ATK, gjendja duhet të jetë e datës së kërkesës për Vërtetim Tatimor).
  • Kopjet e deklaratave të paprocesuara dhe kopjet e letërkujtesave, marrëveshjeve për pagesë me këste (nëse keni obligime të pashlyera).

Vërejtje: vërtetimin mund ta merrni edhe nëse keni obligime, mirëpo, në vërtetim shënohet se tatimpaguesi ka obligime të pashlyera.

Displaying 56 - 60 of 847891011121314151617