Honoured,
In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org
Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 66 - 70 of 8491011121314151617

Biznesi i vogël individual – Ordinanca Stomatologjike, e cila ofron shërbimet: mjekimin e dhëmbëve, mbushje të dhëmbëve, blerjen dhe vendosjen e protezave, me çfarë norme tatimore duhet të deklaroj dhe paguaj tatimin?

Rrogat e pranuara nga përfaqësuesit e jashtëm, zyrtarët e jashtëm dhe punonjësit e jashtëm të organizatave ndërkombëtare qeveritare dhe organizatave jo qeveritare ndërkombëtare që janë regjistruar në përputhje me legjislacionin në fuqi në Kosovë dhe kanë marrë dhe mbajtur statusin e përfitimit publik sipas legjislacionit të tillë, janë të ardhura të përjashtuara.

Tatimpaguesi me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), i cili nuk tatohet në bazë të të ardhurave reale, paguan nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tre (3) mujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor.

Jemi kompani e cila bën shitjen e pllakave te qeramikës, ndodh qe artikullin e njëjte e shesim me çmim te ndryshëm për blerës te ndryshëm (zbritje çmimit, shitje për ndonjë te afërm etj.) A mund te kemi sanksione për këto ndryshime te çmimeve te shitjes?

Shitja e mallit me lirim, është e lejuar me ligj, mirëpo, për t’u konsideruar si shitje e tillë duhet dokumentuar ATK-së duke ofruar kopjet e shpalljeve nëpër gazeta, kopjet e reklamave televizive, apo materiale tjera marketingu, përfshirë dokumentacionin e datës së shitjes. Çdo lehtësim (nxitje) e prodhuesit apo lehtësime tjera të marra nga biznesi në lidhje me mallrat e shitura me çmim të ulur duhet të përfshihet në të ardhurat e biznesit.

Ndërsa, nëse nuk ofrohen si dëshmi shpalljet / reklamimet e cekura më lartë, atëherë shitjet e tilla, pavarësisht a bëhen për persona tjerë apo për persona të lidhur, duhet të trajtohen shitje sipas vlerës së hapur të tregut.

Me rastin e pagesës së Dividentës, a ka detyrime tatimore për këtë, për pagesen personit jo-rezident, pra personit jashtë shtetit të Kosoves.

Bazuar në nenin 2, paragrafin 1.4 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, me “ Dividendë” nënkuptojmë sikurse në vijim, citojmë:

“1.4. Dividendë – shpërndarje e bere nga një kompani për një aksionar, si vijon :

1.4.1 në para të gatshme ose aksione në bazë të pjesës së interesit të aksionarit në kompani, dhe

1.4.2 pronë tjetër, pos parave të gatshme ose e aksioneve, përveç nëse shpërndarja bëhet si rezultat i likuidimit.”

Bazuar në nenin 7, paragrafin 2 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhura të Korporatave, si të ardhura të liruara përveç tjerash përfshihen edhe si në vijim, citojmë: “Dividenta e paguar apo e pranuar për personin rezident dhe jorezident;”

Bazuar në arsyetimin ligjor të dhënë më sipër, ligji e definon “Dividendën” si shpërndarje të bërë nga kompania për aksionarët e saj, prandaj si e tillë ajo është e liruar nga tatimi. Kështu që, Bordi i drejtorëve nëse është i autorizuar, mund të bëjë shpërndarjen e dividendës për aksionarët e kompanisë në pajtueshmëri me rregullat e përcaktuara përmes Ligjit Nr.06/L-016 për Shoqëritë Tregtare në Kosovë. Shpërndarja e dividendës bëhet pas përpilimit të pasqyrave financiare.  Dividendët mund t’i paguhen aksionarëve nga fitimi neto ose nga fitimi i ruajtur nga vitet e  kaluara, prej të cilit janë zbritur humbjet nga vitet e kaluara, në bazë të raportit vjetor të miratuar.

Një OJQ ka me marr një tender prej Ministrisë për ndërtimin e një observatori. Për blerjet / importet që i bënë a lirohet prej TVSH apo jo?

Sipas nën-paragrafit 2.1. (2), nenit 30 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, projektet e financuara prej donacioneve konsiderohen të liruara prej TVSH-së me rastin e importeve të mallrave të cilat paguhen me mjete të financuara nga donacionet, citojmë:

“2. Lirime të veçanta:

2.1. importet e mallrave të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për përfitim të Ministrive, autoriteteve lokale dhe organeve tjera të rregulluara me ligj, nga organizatat ndërkombëtare ndër-qeveritare dhe agjencitë e tyre, qeveritë, agjencitë qeveritare, organizata qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve humanitare dhe të rindërtimit dhe projekteve të tjera, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”

Për transaksionet vendore që financimi bëhet prej donacioneve çështja është e përcaktuar me nën-paragrafin 3.1. (3), të nenit 33 të këtij ligji, citojmë:

“3. Lirime të veçanta:

3.1. furnizimi i mallrave dhe shërbimeve të financuara nga të ardhurat e donacioneve të bëra për buxhetin ose nëpërmes buxhetit të Kosovës ose nën mbikëqyrjen e organeve kompetente ose të financuara direkt nga kontratat për Ministritë, autoritetet locale dhe organet tjera të rregulluara me ligj, nga qeveritë, agjencitë qeveritare, organizatat qeveritare dhe jo-qeveritare në mbështetje të programeve dhe projekteve humanitare dhe të rindërtimit, përfshirë projektet e Integrimeve Evropiane në Kosovë;”

Projektet e financuara nga të ardhurat e donacioneve, sipas dispozitave si më lartë, lirohen prej TVSH-së çoftë në importe apo blerje vendore, për të cilat është sqaruar edhe me Vendimin Shpjegues Publik Nr. 01/2019 – për trajtimin tatimor të importeve dhe furnizimeve kur financohen apo bashkë financohen drejtpërdrejt nga Komisioni Evropian, dhe Vendimin Shpjegues Publik Nr. 04/2016-trajtimi i donacioneve për qëllime tatimore.

Si në rastin tuaj, nëse fitoni tender nga Autoritet shtetërore si dhe pagesa për atë tender do të bëhen më mjete të buxhetit të Kosovës, atëherë blerjet e juaja do të jenë me TVSH, pavarësisht asaj se jeni të regjistruar si OJQ sepse mjetet e buxhetit të Kosovës nuk janë të liruara prej TVSH-së.

Personi fizik afarist që ka përfituar një grant në shumën prej njëzetepesëmijë euro (25,000€), i cili sipas marrëveshjes më pas ka regjistruar biznesin e vogël individual në ARBK, a është i obliguar që të deklaroj dhe paguaj tatim?

Të ardhurat nga grantet, subvencionet dhe donacionet, janë të përjashtuara nëse janë në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit. Personi fizik jo afarist, si dhe personi fizik afarist i cili nuk tatohet në bazë të të ardhurave reale, të ardhurat nga grantet, subvencionet dhe donacionet i trajton të ardhura të përjashtuara dhe nuk i përfshinë në deklaratën tatimore të periudhës.

Në rast se marrëveshja e përcakton se përfitues i grantit është personi fizik jo afarist, i cili për të plotësuar kushtin e përcaktuar në këtë marrëveshje obligohet që të realizoj projektin përmes biznesit, atëherë me rastin e pranimit të grantit (mjeteve) nga personi fizik jo afarist dhe më pastaj pranimit të këtij granti (mjeteve) në biznes, këto mjete (nga granti) konsiderohen të ardhura të liruara. Në të kundërtën, nëse mjetet e fituara nga granti nuk përdoren në harmoni me rregullat dhe kushtet e përfitimit, do të konsiderohen të ardhura të tatueshme.

Displaying 66 - 70 of 8491011121314151617