Honoured,
In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org
Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 81 - 84 of 84121314151617

Nëse kompania mikrofinanciare (bankë) vendos ta shet një veturë që e ka përdorur për nevoja të bankës, si duhet të faturohet me TVSH apo pa TVSH?

Në periudhën kur është blerë vetura, nëse nuk ju ka lindur e drejta e zbritjes, pra nuk keni njohur TVSH të zbritshme pasi që ofroni shërbime sipas nenit 28 të Ligjit për TVSH, atëherë me rastin e shitjes se asaj veture nuk duhet të ngarkoni TVSH.

Kjo është e përcaktuar me paragrafin 3 të nenit 28 të Ligjit Nr. 05/L-037 per TVSH, citojmë:

“3. Furnizimi i mallrave që përdoren vetëm për aktivitete të liruara sipas nenit 27 dhe nenit 28 të këtij ligji, në qoftë se për këto mallra nuk ka lindur e drejta e zbritjes.”

Kërkoj nga ju që t’na sqaroni një çështje lidhur me tatimimin e të ardhurave të përjashtuara. Në ndërmarrjen publike “X”, kemi të punësuar një person me nevoja të veçanta. Ky i punësuar ka bërë kërkesë që të mos tatimohet në pagë, sepse sipas tij është i përjashtuar nga tatimi në pagë. Ju lutemi a mund të na sqaroni, nëse ky i punësuar bën pjesë në kategorinë e të ardhurave të përjashtuara apo jo?

Neni 8, paragrafi 1, nën paragrafi 1.12 i Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat e përjashtuara, citojmë:

“1.12. pagat e personave me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori;”

 Bazuar në dispozitën e lartëcituar, pagat e personave me nevoja të veçanta, të parapara me Ligjet përkatëse, janë të ardhura të përjashtuara.

Neni 11, paragrafi 5 i Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2016, për zbatim të Ligjit nr. 05/L-028 për Tatimin në të Ardhurat Personale, përcakton të ardhurat e përjashtuara, citojmë:

  1. Neni 8, paragrafi 1, nënparagrafi 1.12 i Ligjit, përcakton se paga e personit me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori, është e ardhur e përjashtuar nga Tatimi në të Ardhura Personale.

5.1. Paragrafi 5 i këtij neni aplikohet vetëm në rastet kur i punësuari posedon dëshminë nga autoriteti kompetent, e cila vërteton statusin e tij.

 Bazuar në dispozitat e lartëcituara, paga e personit (të punësuarit) me nevoja të veçanta, siç parashihet me ligjet përkatëse për këto kategori, është e ardhur e përjashtuar nga Tatimi në të Ardhurat Personale, pra, aplikohet vetëm në rastet kur i punësuari me nevoja të veçanta posedon dëshminë nga autoriteti kompetent, e cila vërteton statusin e tij.

 

Kemi një pyetje lidhur me Vendimin shpjegues Publik Nr. 3/2016 për Vlerësimet dhe Rivlerësimet doganore . Sektori i kontrollit pas-importues, në qershor/2019 bënë rivlerësim doganor në një vlerë të caktuar, për vitin 2016, 2017 dhe 2018. Pyetje: •Kur duhet të bëhen rregullimet në formularin e TVSH, në cilën periudhë? •Ne cilën periudhë kemi të drejtë të njohim si shpenzim pagesën e taksës doganore për pjesën e rivlerësuar?

Nëse vlerësimi dhe rivlerësimi doganor janë bërë në muajin qershor/2019 për periudhat e vitit 2016, 2017 dhe 2018, ju duhet të deklaroni në deklaratën e TVSH në muajin qershor /2019 dhe nuk kërkohet të bëni korrigjime për vitet 2016, 2017 dhe 2018.

Edhe për tatime direkte, taksa doganore e paguar duhet të njihet shpenzim në periudhën kur edhe keni paguar, pra, nëse keni paguar në qershor/2019 në ketë periudhë (2019) duhet të njihet shpenzim taksa doganore e paguar.

Ju lutemi të na sqaroni se taksa mbrojtëse 100% që aktualisht e ka Kosova ndaj mallrave të caktuara, a mund të njihet si KMSH për TAK, si dhe TVSH që rrjedh nga masa 100% a është e zbriteshme?

Sipas nenit 9, paragrafit 1 të Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, është përcaktuar dispozita e përgjithshme e shpenzimeve të lejueshme, citojmë:

Në varësi të kufizimeve të këtij ligji, në përcaktimin e të ardhurave të tatueshme, tatimpaguesit i lejohet zbritje nga të ardhurat bruto të paguara ose të bëra vetëm gjatë periudhës tatimore në tërësi dhe ekskluzivisht përkitazi me veprimtarinë e tij ekonomike, përfshirë primet për sigurim shëndetësor, të paguara në interes të punëtorit dhe ato të varura që duhet të përfshihen në polisën e të punësuarit.”

Neni 13 i  Udhëzimit Administrativ Nr. 02/2016 për zbatimin e Ligjit Nr. 05/L-029 për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave, përcakton shpenzimet e lejueshme:

“1. Sipas nenit 9, paragrafit 1 të Ligjit, biznesi me të ardhura vjetore bruto prej pesëdhjetëmijë euro (50.000 €) e më shumë, dhe biznesi i cili ka zgjedhur të mbaj libra dhe regjistrime siç kërkohet në nenin 35 të Ligjit, zbret shpenzimet e lejuara, të paguara apo të akruara gjatë periudhës tatimore, me përjashtim të shpenzimeve të përcaktuara në nenin 9, paragrafin 5 të Ligjit”

Bazuar në dispozitat e lartë cituara, biznesi që tatohet në bazë të  ardhurave reale, zbret shpenzimet e paguara ose të shkaktuara gjatë periudhës tatimore që janë tërësisht, vetëm dhe drejtpërdrejtë të lidhura me aktivitetin afarist.

Për t’u lejuar si të zbritshme, shpenzimet duhet të jenë plotësisht të dokumentuara dhe të jenë në dispozicion për inspektim, me kërkesë nga Administrata Tatimore. Kërkesat për dokumentacion janë paraparë në Ligjin për Administratën Tatimore dhe Procedurat.

Kur taksa e tillë paguhet me rastin e importimit të mallrave dhe si e tillë është e përfshirë në DUD dhe ekziston dëshmia e pagesës, konsiderohet shpenzim (kosto) për qëllimin e trajtimit të Tatimit në të Ardhura të Korporatave si dhe për qëllime të TVSH-së.

Displaying 81 - 84 of 84121314151617