Honoured,
In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org
Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 11 - 15 of 29123456

Unë vullnetarisht jam regjistruar në TVSh. Kur mund të filloj të kërkoj kreditimet për TVSh-në e zbritshme?

Çdo person i cili kërkohet të regjistrohet për TVSh, apo i cili vullnetarisht është regjistruar në TVSh, duhet të dorëzojë një deklaratë të TVSh-së për periudhën tatimore në të cilën ai/ajo kërkohet të regjistrohet në TVSh apo vullnetarisht regjistrohet në TVSh. Në atë deklaratë të TVSh-së, personi i tatueshëm ka të drejtë të zbresë TVSh-në e zbritshme në mallrat në të cilat është paguar TVSh e që janë në stok në ditën para se të bëhet një person i tatueshëm, si dhe të gjitha mallrat në të cilat TVSh është paguar gjatë atij muaji të cilat janë blerë apo janë importuar pas regjistrimit.

Në një vizitë ne njeren nga njësit tona , inspektori i ATK-së , i ka kërkuar puntores NDRIMIN E ÇERTIFIKATES SE TVSH-së , a mund te informohemi me saksisht , dhe proceduren , gjithashtu edhe per ÇERTIFIKATEN E IMPORTIT , pershendetje gjithë te mirat

I nderuar,

  1. Siç është kërkuar nga ana e juaj, ju konfirmojmë se ATK që nga data 01/10/2010, ka filluar të pranoj kërkesat për Certifikata për Regjistrim në TVSh, konform Ligjit nr. 03/L-146 Për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar. Ju sugjerojmë të shkoni në Zyrën për Shërbim të Tatimpaguesve që i përket biznesi me qellim që ju të Informoni rreth ndërrimit të certifikatave të TVSh-së ju.
  2. Me Certifikatë për Import dhe Eksport, është i obliguar të pajisen çdo person i cili përfshihet në aktivitete ekonomike, siç është e rregulluar në paragrafin 1 të nenit 5 të Ligjit Nr. 03/L-146, dhe i cili nuk është I regjistruar në TVSh. Kjo çështje është e rregulluar edhe më nenin 7 të Udhëzimit Administrativ Nr. 10/2010 Për Zbatimin e Ligjit të TVSh-së Nr. 03/L-146. Pra, bizneset të cilat nuk janë të regjistruara në TVSh dhe dëshirojnë të merren më importet ose eksporte dhe qarkullimi I tyre është nën 50,000€, janë të obliguara të pajisen më këtë lloj të certifikatës.

Me respekt,

Administrata Tatimore e Kosovës

Displaying 11 - 15 of 29123456