Honoured,
In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org
Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 16 - 20 of 29123456

Qertifikata export/import a nxirret ne atk apo ne dogane ,nese nuk gaboj kjo qertifikat u nxirrke ne dogane pershendetje.

Në nenin 5 të Ligjit Nr. 03/L-146 Për Tatimin Mbi Vlerën e Shtuar, është paraparë lëshimi i certifikatave për import dhe eksport për çdo personi i cili donë të përfshihet në aktivitet e ekonomike (import dhe eksport) dhe nuk është i regjistruar si person i tatueshëm për TVSh është i obliguar të pajiset më certifikatë importi dhe eksporti.

Procedura për tu pajisur dhe kushtet që kërkohen për tu pajisur më certifikatë importi dhe eksporti janë të parapara më nenin 7 të Udhëzimin Administrativ Nr. 10/2010 Për Zbatimin e Ligjit të TVSh-së.

Nëse ju doni të merrni më importe ose eksporte jeni të obliguar të merrni certifikatën për import dhe eksport në ATK, ndërsa sa i përket çështjes në raport më doganat e Kosovës ju sugjerojmë që t’i kontaktoni zyrtaret e doganave ku do të informohen më saktësisht.
ATK96/2010

Duke u bazuar në paragrafin 10 të nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-162 si dhe paragrafin 6 të nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2010 respektivisht shembullit nga ky paragraf me cilën metodë të llogaritet zhvlerësimi?

Paragrafi 10 i nenit 15 të Ligjit Nr. 03/L-162 

                               

“Asetet e prekshme me çmim të blerjes prej më shumë se 1,000 euro dhe më pak se 3,000 euro, të siguruara pas datës në të cilën ky ligj hyn në fuqi, do të vendoset në një grup të vetëm të aseteve dhe do të zhvlerësohet me shkallën 20% të vlerës së aseteve në grup, pa marrë parasysh në cilën kategori të aseteve do të vendosej sipas dispozitave të paragrafit 3 të këtij neni. Kur asetet kualifikuese janë blerë, çmimi i tyre i blerjes do të shtohet në vlerën e grupit. Kur asetet të jenë shitur nga grupi, çmimi i blerjes së asetit të shitur do të raportohet si e ardhur e zakonshme afariste në vitin në të cilin aseti është shitur, por vlera e grupit nuk do të ulet si rezultat i shitjes.”

 

 

Paragrafi 6 i nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2010

 

“Asetet me një çmim të blerjes prej 1000 dhe 3.000 € duhet të regjistrohen në një grup të ri (në vend që të zhvlerësohen individualisht si asete të Kategorisë 1, 2 ose 3 )të cilat do të zhvlerësohen bazuar në metodën lineare duke përdorur normën prej 20%. Meqë janë blerë asete shtesë me çmim prej 1.000 deri në 3.000 € , çmimi i blerjes së tyre do ti shtohet vlerës së grupit. Nëse asetet e tilla shiten në grup, çmimi i blerjes së asetit të shitur do të raportohet si e ardhur e zakonshme e biznesit në periudhën tatimore në të cilën është shitur aseti, por vlera e grupit nuk do të ulet si rezultat i shitjes.”

 

 

Shpjegime:

 

     Duke respektuar bazën ligjore mjetet në kategorinë grupore 1000-3000 duhet të zhvlerësohen me metodën lineare dhe korrigjimi i shembullit të dhënë në paragrafin 6 të Nenit 12 të Udhëzimit Administrativ Nr. 14/2010 do të jetë si në vijim.

 

Shembull:

Të supozojmë se kompania X blen një kompjuter në fillim të vitit 2010 për 2000 € dhe një artikull për fabrikë, dhe makineri në fillim të viti 2011 për 2.400 €. Ajo shet kompjuterin për 1.000 € në vitin 2012. Secila nga këto asete i plotëson kriteret për t`u përfshirë në grupin e autorizuar sipas paragrafit 10 të nenit 15. Llogaria e grupit do të veprojë si vijon:

 

Viti tatimore

Bilanci I hapjes

Blerjet

Riparimet (vlera mbi 1000€)

Baza për zhvlerësim

Zhvlerësimi I vjetore

Zhvlerësimi I akumuluar

Vlera neto e grupit

1

2

3

4

5

6

7

8

 

 

 

 

 

(5*20%)

 

(5-7)

2010

      2,000.00

 

 

      2,000.00

          400.00

        400.00

     1,600.00

2011

      2,000.00

   2,400.00

 

      4,400.00

          880.00

     1,280.00

     3,120.00

2012

      4,400.00

 

 

      4,400.00

          880.00

     2,160.00

     2,240.00

2013

      4,400.00

 

 

      4,400.00

          880.00

     3,040.00

     1,360.00

2014

      4,400.00

 

 

      4,400.00

          880.00

     3,920.00

         480.00

2015

      4,400.00

 

 

      4,400.00

          480.00

     4,400.00

                  –  

 

 

 Me respekt,

 

Pyetje për TVSh lidhur me trajtimin e TVSh-së për mediat elektronike dhe të shtypura, sipas ndryshimeve në Legjislacionin tatimor për TVSh:1. Blerja e pajisjeve që shërbejnë vetëm si mjete pune për mediumet, për shembull: mikrofonat, kamerat, njësitë e ndriçimit, njësitë e zërimit, kabllot koaksiale dhe BNC; kompjuterët e emetimit të programit, DVD-të arkivore dhe pajisje që shërbejnë për qëllimin e lartpërmendur; në rastin e gazetës për shembull makina shtypshkronje dhe kompjuterë gazetarësh; pajisje incizimi dhe radhitjeje e të ngjashme;2. Blerja e programit televiziv, qoftë të vendit apo nga jashtë, që shërben për ta përmbushur skemën programore e që mund të ketë trajtë të serialit, të emisionit argëtues, të emisionit politik, të programit dokumentar, të filmave, të sportit. Blerja do të bazohej në ofertën e ndonjë produksioni të vendit apo të jashtëm dhe nuk do të mund të shërbente për stërshitje, por vetëm për emetim në kuadër të skemës së rregullt programore të televizionit.3. Blerja e këtyre nga një firmë ndërmjetëse do të jetë e mundur pa pagimin e TVSHsë, po qe se kompania mediale leshon vërtetimin se në bazë të dispozitave të ligjit eshte e liruar nga ky obligim, duke specifikuar konkretisht mallin apo shërbimin që na ofrohet.

1. Nëse blerjet e pajisjeve që shërbejnë vetëm si mjete pune për mediumet, janë importe dhe përdoren për qëllimin e biznesit tuaj medial, konsiderohen të liruara nga Tatimi mbi Vlerën e Shtuar me rastin e importimit, ndërsa nëse blerjet e tilla janë vendore, atëherë nuk konsiderohen të liruara nga TVSh, por do të jenë blerje pa të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme.

2. Importimi i filmit dhe programeve tjera televizive, të cilat do të shfrytëzohen nga bizneset mediale, me rastin e importimit janë të liruara nga TVSh, ndërsa në blerje vendore nuk konsiderohen të liruara nga TVSh, por do të jenë blerje pa të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme.

3. Nëse një kompani ndërmjetësuese importon për juve film ose programe tjera televizive dhe të dhënat e kompanisë tuaj mediale, janë të inkorporuara në të dhënat e importit në Dokumentin Unik Doganor të kompanisë që kryen importin, këto importe nuk do të ngarkohen me TVSh. Por, në rast se ajo kompani bënë importe për nevoja të veta, pra të zhvillimit te afarizmit të tij, do të ngarkohet me TVSh me rastin e importimit dhe po ashtu nëse do të bëjë shitje per kompaninë tuaj mediale, do të faturojë me TVSh, ndërsa Kompania juaj mediale nuk do të ketë të drejtën e zbritjes së TVSh-së së zbritshme.

 

Displaying 16 - 20 of 29123456