Honoured,
In this web page you can submit only professional questions/requests, whereas for more technical question/requests, such as: declaration, payment, status adjustments, e-mail address, password, etc., please write to the following e-mail address: edi@atk-ks.org
Thank you for your understanding!

Ask a Question

Use the form below to ask a question


Shkruani nr fiskal/personal


Shkruani regjionin që i takoni!


Shkruani emrin e biznesit!

Fill in your email address

captcha

Please fill in the code in the image

Displaying 21 - 25 of 8412345678910

Biznesi i cili paguan të punësuarit dhe qiranë me mjete të përfituara nga Granti, a është i obliguar që për të punësuarit e tij të mbaj tatimin në burim në paga dhe kontribute, si dhe a është i obliguar që për pagesat e qirasë të mbaj tatimin në burim në qira?

Edhe punëdhënësi, i cili paguan të punësuarit me mjete të përfituara nga Granti, është i obliguar të mbaj tatimin në burim në paga dhe kontribute pensionale. Po ashtu, biznesi (qiramarrësi) edhe për pagesat e qirasë obligohet të mbaj tatimin në burim në qira, siç është përcaktuar në Ligjin për Tatim në të Ardhura Personale.

Në ARBK kemi bërë ndryshimin e aksionarëve ku aksionari i mëparshëm ka vendosur që aksionet e tij t’ia shes aksionarit të ardhshëm. Pyetja është se a duhet të ndërmarrim ndonjë aktivitet apo hap tjetër ndaj ATK-së që ta njoftojmë për këto ndryshime apo këto ndryshime ARBK i përcjell drejtpërdrejt tek ATK?

Ndryshimi i strukturës së biznesit, ndërrimi i aksionarëve, kërkon që të bëhen ndryshimet në statusin e biznesit dhe në informatat e regjistrimit të biznesit, pranë ARBK-së.

Sipas nenit 11, paragrafit 1 të Udhëzimit Administrativ 15/2010 për zbatimin e ligjit Nr. 03/L-222 për Administratën Tatimore dhe Procedurat, citojmë:

1. Çdo ndryshim në informatat e regjistrimit të tatimpaguesit duhet të dorëzohet në ATK së paku 15 ditë pune përpara datës efektive të ndryshimit. Disa ndryshime në informatat e regjistrimit mund të kërkojnë që ATK të lëshoj një numër të ri fiskal. Ndryshimet në informatat e regjistrimit duhet të bëhen në Formularin e Aplikacionit për Numër Fiskal me një shenjë e cila tregon se është dorëzuar për të ndryshuar informatat e regjistrimit. Të gjitha ndryshimet duhet të dorëzohen në zyrën regjionale të ATK-së përgjegjëse për çështjet tatimore të tatimpaguesit.”

Sipas arsyetimit ligjor të dhënë më sipër, obligoheni që  ta njoftoni ATK-në në lidhje me ndryshimin në strukturën e biznesit.

Jemi biznes i vogël SHPK që tatimin e paguajmë çdo tre muaj me normën 3%. Për ta zhvilluar aktivitetin ekonomik të biznesit, kemi edhe shpenzime të cilat ndodhin gjatë tremujorit. Pyetja është se a mundet biznesi t’i zbres këto shpenzime dhe pastaj të paguaj tatimin?

Derisa biznesi tatohet në bazë të qarkullimit bruto për tremujor, si i tillë nuk mund të zbres shpenzimet e ndodhura për qëllime të llogaritjes së obligimit tatimor.

Sipas nenit 43, paragrafi 2 të Ligjit Nr. 05/L-028 për TAP, janë përcaktuar normat tatimore për pagesë të tatimit, citojmë:

2. Shuma për secilën pagesë tremujore të tatimit sipas paragrafit 1 të këtij neni është si vijon:

2.1. Tatimpaguesit me të ardhura bruto vjetore nga veprimtaria afariste deri në pesëdhjetë mijë euro (50.000 €), prej të cilëve nuk kërkohet dhe që nuk zgjedhin t’i mbajnë librat dhe regjistrimet e listuara në nenin 33, paragrafin 5 të këtij ligji duhet të paguajnë:

2.1.1. tre për qind (3%) të të ardhurave bruto nga tregtia, transporti, bujqësia dhe veprimtaritë e ngjashme ekonomike të çdo tremujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë (37.5) € për tre (3) mujor;

2.1.2. nëntë për qind (9%) të të ardhurave bruto nga shërbimet, veprimtaritë profesionale, të zanatit, të argëtimit dhe të ngjashme të çdo tre (3) mujori, por jo më pak se tridhjetë e shtatë pikë pesë euro (37.5€) për tre (3) mujor;

2.1.3. Nëse një tatimpagues i përshkruar në paragrafin 2.1 të këtij neni nuk ka të ardhura në një periudhë tremujore, nuk kërkohet pagesë, por tatimpaguesi duhet të dorëzojë deklaratën e këstit tremujor për periudhën kur nuk ka obligim tatimor.”

Me datë 1 korrik 2019 është kryer një pagesë për një blerje. Pas kërkesës për zbritjen e TVSH-së për diplomatët e Ambasadës “X” në Kosovë, shitësi nuk ka pranuar të kryejë zbritjen e TVSH, me pretendimin që këtë veprim e kryen Administrata Tatimore e Kosovës. Ambasada “X”, lirohet nga TVSH-ja, si në importimin e mallrave e po ashtu edhe në blerjet vendore të mallrave dhe shërbimeve. Si duhet të trajtohen shitjet e tilla për ambasada?

Sipas nën-paragrafit 1.1, paragrafit 1, nenit 33 të Ligjit Nr. 05/L-037 për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar, furnizimet që bëhen për ambasada apo për personelin e huaj të misioneve speciale diplomatike, trajtohen sikurse transaksione të eksportit, pra konsiderohen furnizime të liruara prej TVSH-së, citojmë:

 

1.Transaksionet në vijim që trajtohen si eksporte janë të liruara:

1.1. furnizimi i mallrave ose shërbimeve nën aranzhimin diplomatik dhe konsullor, furnizimi i mallrave dhe shërbimeve për personelin e huaj të misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, duke përfshirë këtu edhe anëtarët e tyre të familjes;

Nuk ka ndonjë procedurë që duhet ndjekur blerësi (ambasada apo personeli i huaj diplomatik) për t’u liruar nga TVSH, përveç se me rastin e blerjes duhet të dëshmoj vet blerësi se blerja është duke u bërë për ambasadën apo personelin e huaj diplomatik.

Në rast se furnizimi bëhet për ambasadën, transaksioni nuk duhet të përcillet me kupon fiskal, por vetëm me faturë të rregullt tatimore dhe në faturën që lëshohet për ambasadën nuk duhet të kalkulohet TVSH.

Nëse furnizimi bëhet për personelin e huaj të misioneve speciale diplomatike dhe konsullore të akredituara në Kosovë, për të cilën transaksioni duhet të përcillet me kupon fiskal edhe pse në kupon figuron TVSH e kalkuluar, blerësi në këtë rast duhet të bëjë pagesë në vlerën pa TVSH, por çdo herë duhet të ofrohet ID valide se është staf diplomatik. Furnizuesi duhet të mbaj një shënim si sqarim se furnizimi është bërë për personelin e huaj diplomatik për të cilën edhe pse është shtypur kuponi fiskal me TVSH, pagesa e inkasuar është bërë në vlerën pa TVSH, duke marrur për bazë dispozitat e cituara si me lartë.

Për rastet kur është ngarkuar TVSH dhe është paguar si në rastin tuaj, nuk ka ndonjë procedurë të aplikueshme për kthimin e asaj TVSH-je.

Biznesi i cili bën pagesa për personat fizikë jo afaristë, si: bujqit, fermerët grumbulluesit e materialeve ricikluese, etj, a obligohet të mbaj tatimin në burim?

Biznesi që bënë pagesa për personat fizikë jo-afaristë, bujqit, fermerët, grumbulluesit e materialeve recikluese, frutave të malit, bimëve mjekuese dhe të ngjashme me to është i obliguar të mbajë tatimin në burim në shkallën prej tre përqind (3%) të bruto pagesës, në momentin e pagesës.

Displaying 21 - 25 of 8412345678910