Implementimi i Klasifikimit të Veprimtarive Ekonomike NACE Rev. 2

Publikuar më July 9, 2014 15:52

Bazuar në planin dinamik për implementimin dhe zbatimin e plotë të Rregullores Nr.11/2013 të Qeverisë së Republikës së Kosovës, Agjensioni për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës (ARBK) në bashkëpunim me Administratën Tatimore të Kosovës (ATK) dhe Agjensionin e Statistikave të Kosovës (ASK) nga data 14 Korrik 2014 do të fillojnë me implementimin e Klasifikimit standard të Veprimtarive Ekonomike NACE Rev.2. Të gjitha bizneset e regjistruara pas kësaj date do të regjistrohen sipas NACE Rev.2 ndërsa për bizneset e regjistruara më herët do te behet konvertimi automatik i Veprimtarive Ekonomike nga NACE Rev. 1 në NACE Rev.2.