Intensifikimi i aktiviteteve në Zyrën Rajonale të ATK-së në Prizren

Publikuar më October 7, 2016 14:57

img_3393-002Drejtori i Përgjithshëm i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri me bashkëpunëtor, ka vizituar Zyrën Rajonale në Prizren, ku u prit nga Fehim Hoxha,  u.d. Drejtor i Zyrës Rajonale të Prizrenit, me të cilin diskutuan për Raportin e Punës për periudhën Janar- Shtator 2016, vazhdimin e aktiviteteve operative, menaxhimi i ligjit për faljen e borxheve dhe objektivat e kësaj zyre për vitin 2017.

Drejtori i ATK-së në këtë takim përmendi të arriturat e ATK-së në nivel qendror dhe me theks të veçantë për Rajonin e Prizrenit, duke i falënderuar për rezultatet e arritura.

Nga diskutimet me drejtuesit e kësaj zyre, u dërgua mesazhi për përkrahjen e vazhdueshme që do të img_3400-002kenë nga menaxhmenti i lartë ATK-së me qëllim të rritet niveli i komunikimit më tatimpagues, në funksion të përmbushjes së obligimeve tatimore, të cilat janë të parapara në kornizat e legjislacionit tatimor.