KOMUNIKATË E BRENDSHME – Unifikimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve

Publikuar më July 18, 2017 17:40

Departamenti i Shërbimit dhe Edukimit të Tatimpaguesve – Zyra Qendrore, ka mbajtur sot takimin e rregullt mujor me udhëheqësit e shërbimit të tatimpaguesve nga regjionet, si dhe këshilltarët tatimor nga regjionet dhe zyra qendrore.

Ky takim është mbajtur në bashkëpunim me departamentet tjera të ATK-së, me qëllim që të diskutohen temat si në vijim:

1.Udhëzuesi lidhur me procedurat e pajisjes me Vërtetim Tatimor;

2.Plani i komunikimit me tatimpagues 2017;

3.Organizimi i seminareve të radhës për tatimpagues;

4.Standardi i përgjigjeve për tatimpagues;

5.Prezantimet për nxënës të shkollave fillore/të mesme;

6.Rregullimi i gjendjes së bizneseve me shkronjën “Z”;

7.Pajisja me Numër Fiskal të bizneseve të regjistruara në ARBK, por jo edhe ne ATK;

8.Draft Aplikacioni për dorëzimin e kërkesës per regjistrim ne TVSH, përmes sistemit EDI.

9.Procedura për pranim dhe shqyrtim të kërkesave për rimbursim/kthim të mjeteve nga individët që kanë statuset e njërit nga kategoritë e dala nga lufta.

 

Qëllimi i takimit ishte unifikimi i shërbimeve ndaj tatimpaguesve, si në zyrën qendrore ashtu edhe në zyrat regjionale.