KOMUNIKATË PËR MEDIA – 14 milionë euro më shumë se plani si dhe 40.8 milion euro të inkasuara më shumë së viti i kaluar

Projeksioni i të hyrave nga ATK po vazhdon të tejkalohet, deri me 31 tetor 2018 ATK ka grumbulluar 88 % të të hyrave të përgjithshme vjetore, apo shprehur në shifra 391.6  milion euro.

 

Se kemi një nivel shumë të mirë sa i përket realizimit të planit të të hyrave,  këtë e tregon edhe krahasimi mes periudhave, nëse e krahasojmë periudhën janar-tetor 2018 me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, kemi rritje për 40.8 milionë euro, ndërsa më shumë se plani kemi 14 milion euro.

 

ATK do të vazhdojnë të punoj me përkushtim në realizimin, por edhe tejkalimin e projeksionit për vitin 2018.