KOMUNIKATË PËR MEDIA – Përfaqësues nga ATK pjesëmarrës në gjysmë maratona tradicionale

Publikuar më May 13, 2014 15:47

1- (2)

Të dielën ne Prishtinë  është organizuar gjysmë maratona tradicionale ndërkombëtare që simbolizon vlerat e paqes, tolerancës, dhe bashkëjetesës.

Pjesëmarrës në këtë garë ishin përfaqësues, individ dhe personalitete të ndryshme, në mesin e të cilëve  ishin pjesëmarrës edhe përfaqësues nga Administrata Tatimore e Kosovës-ATK.

Garuesit që e përfunduan garën u shpërblyen  me certifikata, me emrin dhe rezultatin e vrapimit të tyre.

Organizatorë të garës janë Federata Atletike e Kosovës, Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Drejtoria për Sport dhe Rini e Komunës së Prishtinës.