KOMUNIKATË PËR MEDIA

Publikuar më April 17, 2015 09:30

Administrata Tatimore e Kosovës sot ka pritur në takim përfaqsuesit e Shoqatës së Operatorëve të Pajisjeve Elektronike Fiskale. Në takim, me ftesën e ATK-së kanë marr pjesë Zyrtar nga Ministria e Financave dhe përfaqësuesit e Odave Ekonomike në Kosovë.

Temë e takimit te sotëm ishte ecuria e gjertanishme e procesit të fiskalizimit pas miratimit të Udhëzimit Administrativ Nr. 01/2015 dhe aktivitetet për dinamizimin e këtij procesi. Pas sqarimeve te Udhëzimit, ATK inkurajoi operatorët aktual të intensifikojnë punën ne zhvillimin e mëtejshëm te procesit te fikalizimit, duke i inkurajua edhe operatoret e rinj te cilët dëshirojnë te jen pjese e këtij procesi, ne mënyrë qe te shtrihet tek te gjithë tatimpaguesit, obligues për fiskalizim, në pajtueshmëri me udhëzimin e ri duke përfshirë ketu edhe respektimin e kritereve dhe afateve të përcaktuara.

ATK i njoftoi të pranishmit me aktivitetet në funksion të zhvillimit të procesit të fiskalizimit, dhe procesin e formimit të Njësisë për Menaxhimin e Arkave Fiskale si dhe për aktivitetet e implementimit në praktikë të planit për fushatën e nxitjes se konsumatorëve qe te kërkojnë dhe marrin kuponët fiskal me moton “ Kërko Kuponin Fiskal, përfito para! ”. Sipas Udhëzimit Administrativ Nr. 1/2015, mund të përfitojnë të gjithë klientët/konsumatorët, të cilët grumbullojnë kuponët fiskal dhe si të tillë i dërgojnë në Administratën Tatimore të Kosovës, me ç‘rast ne muajin pasues te çdo tremujori do te aplikohet rimbursimi i vlerës së tatueshme të të gjithë kuponëve fiskal.

Administrata Tatimore vlerëson se krahas lehtësirave edhe kjo mase stimulative për konsumatorët do të ndikojë në shtrirjen më të shpejt të fiskalizimit dhe për këtë kërkoi nga operatorët që të jenë të gatshëm për përmbushjen e obligimeve në mirëmbajtjen dhe instalimin e pajisjeve të reja fiskale.

Pjesmarrësit në takim u dakorduan që të rrisin komunikimin në funksion të tejkalimit te çdo vështirësie që mund te rezultojë gjatë këtij procesi.