KOMUNIKATË PËR MEDIA

Publikuar më May 13, 2015 19:10


te_hyrat
Administrata Tatimore e Kosovës është duke vazhduar me trend pozitiv në inkasimin e të hyrave dhe ngritjen e vazhdueshme të shërbimeve për tatimpagues.

Gjatë periudhës Janar-Prill 2015, ATK ka grumbulluar të hyra në vlerë prej 126.3 mil euro, (+14.1mil) shprehur në përqindje 13 % më shumë se e njëjta periudhë e vitit 2014.

Me këtë trend të të hyrave, ATK është në rrugë të mirë për realizimin e objektivave operative dhe strategjike.

Gjatë kësaj periudhe, ATK-ja ka zhvilluar aktivitete mjaft të rëndësishme, si në hartimin e planit Strategjik 2015-2020, modernizimin  e sistemit të teknologjisë informative, analizës së riskut etj.,  të cilat kanë rol të veçantë në realizimin e misionit dhe vizionit të saj si një administratë moderne.

Gjatë muajit mars është funksionalizuar Sistemi i Ri Elektronik Tatimor EDI, i cili  mundëson deklarimin e të gjitha tatimeve, trajtimit të formularëve tatimor, mënyrë të re të administrimit të aplikacionit të EDI-t, korrigjimin e të gjithë formularëve tatimor, si dhe qasje të thjeshtë në historinë e tatimpaguesve, etj.

ATK është e vendosur të vazhdojë me përkushtimin më të madh të realizojë suksese të mëtutjeshme në misionin e saj, mbledhjen e të hyrave dhe realizimin e objektivave të planifikuara. ATK-ja, në vazhdimësi do të bëj përpjekje në ngritjen e përmbushjes vullnetare, duke ofruar shërbime profesionale, transparente dhe efektive, në zbatim të drejtë dhe të njëllojshëm të ligjeve tatimore.