KOMUNIKATË PËR MEDIA – 61 studentë kanë nënshkruar kontrata tremujore për praktikë në ATK

Publikuar më September 2, 2016 15:30

Administrata Tatimore e Kosovës ka nënshkruar sot 61 kontrata me student për praktikë tremujore.

Ky është Grupi i Dytë (II) i studentëve nga Universiteti i Prishtinës “ Hasan Prishtina”, të cilët janë përzgjedhur për angazhim në punë praktike në ATK, në bazë të Memorandumit të Bashkëpunimit në mes të Ministrisë së Financave dhe UP “Hasan Prishtina”. Studentët janë nga Fakulteti i Shkencave Matematiko-Natyrore, Fakulteti Juridik dhe Fakulteti Ekonomik.

 

Drejtori i Administratës Tatimore të Kosovës, Sakip Imeri tha se “ne po vazhdojmë edhe më tutje që t’ju

përkrahim profesionalisht, në mënyrë që të jeni të përgatitur për tregun e punës. Ajo çka do të mund të mësoni nga Administrata Tatimore është një arritje e madhe për juve dhe karrierën tuaj, pasi që ashtu siç e dini, Administratat Tatimore është institucion i cili garanton stabilitet financiar në vend, me mjete që grumbullojmë, qytetarëve u mundësohet një mirëqenie më e mirë”. Ndër të tjera, z.Imeri kërkoj nga studentët që të tregojnë gatishmëri për punë, në mënyrë që nga kjo praktik tremujore të jenë përfitues në ngritjen profesionale të tyre.

Ky grup i studentëve, ashtu edhe si grupi i parë të cilët tashmë e kanë përfunduar punën praktike, do të sistemohen në Ministrinë e Financave dhe në agjecionet e saj, në Administratën Tatimore, Dogana dhe Agjencinë Qëndrore të Prokurimit, ku për periudhën 3 mujore do të angazhohen në punë praktike.