KOMUNIKATË PËR MEDIA

Publikuar më December 2, 2016 16:50

Nga një aksion i ndërmarrë dje (01.12.2016), nga Policia e Kosovës, me asistim të ATK-së dhe Doganës, me urdhëresë të gjykatës kompetente, janë zhvilluar kontrolle në 7 qytete (regjione) të Kosovës, te disa subjekte të lojërave të fatit, të cilat kanë ushtruar veprimtari të paligjshme.
Gjatë këtij aksioni, i cili është duke vazhduar edhe gjatë ditës së sotme (02.12.2016), ATK ka asistuar me rreth 60 inspektor tatimor, si dhe janë kontrolluar 77 lokacione të ndryshme. Me këtë rast, në cilësi të personave të dyshuar janë arrestuar nga Policia e Kosovës 6 persona, dy prej të cilëve zyrtar të ATK-së.
Në këtë aksion, janë sekuestruar si prova materiale: 3 ruleta, 2 tavolina pokeri, 69 aparate të lojërave të fatit, 2 lojëra Keno, 2 armë, 546 fishek kalibra të ndryshme, 17 PC, 3 DVR, 9 telefona celular, 41.260 euro, si dhe dokumentacion relevant për rastin.
Administrata Tatimore do të vazhdoj edhe më tutje të mbështesë Policinë e Kosovës dhe Institucionet tjera te zbatimit të Ligjit, në Luftimin e Krimit te Organizuar dhe Informalitetit.
ATK, bazuar në ligjet në fuqi do të ndërmarrë masa ndaj zyrtareve të dyshuar për veprime në kundërshtim me autorizimet ligjore.