KOMUNIKATË PËR MEDIA – 9 lokale të lojërave të fatit të mbyllura dhe 31 pajisje të konfiskuara

Departamenti i Lojërave të Fatit-ATK,  ka mbyllur edhe 9 lokale të tjera të lojërave të fatit në qytetin e Suharekës. Këto lokale janë mbyllur pasi inspektorët kanë konstatuar se lokalet në fjalë veprimtarin e tyre e kanë ushtruar duke mos i plotësuar kriteret e Ligjit për Lojërat e Fatit.

Nga ky aksion janë konfiskuar 31 automate (pajisje për lojëra të fatit), njëkohësisht janë lëshuar gjoba në vlerë 5000 euro.

Përveç mbylljeve të lokaleve dhe konfiskimeve të pajisjeve për lojëra të fatit, ATK ka iniciuar edhe 4 kallëzime penale ndaj personave të cilët kanë menaxhuar këto lokale.

Divizioni i Lojërave të Fatit, do të vazhdoj me aksione të tilla në çdo kohë, bazuar në autorizimet që i jep Ligji Nr.04/L-080, për Lojërat e Fatit.

Gjithashtu, i bëjmë thirrje qytetarëve që të raportojnë në ATK,  rastet për të cilat dyshohen se ushtrojnë veprimtarin e lojërave të fatit jashtë ligjshme.