KOMUNIKATË PËR MEDIA – ATK në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, mban trajnim për prokurorët e rinj

Publikuar më April 20, 2017 10:49

Administrata Tatimore e Kosovës në bashkëpunim me Akademinë e Drejtësisë, ka organizuar trajnim për prokurorët e rinj.

Temat të cilat u diskutuan në këtë trajnim, ishin:

-Ligji për Administratën Tatimore dhe Procedurat,

-Ligji për Tatimin mbi Vlerën e Shtuar (TVSH),

-Ligji për Tatimin në të Ardhura Personale (TAP) dhe

-Ligji për Tatimin në të Ardhurat e Korporatave (TAK).

Qëllimi i mbajtjes së këtij trajnimi ishte që prokurorët e rinj të njoftohen për së afërmi, lidhur me Legjislacionin Tatimor të Kosovës.

Gjatë këtij trajnimi, pjesëmarrësit parashtruan pyetje të ndryshme, lidhur me temat e prezantuara, si dhe pyetje të tjera lidhur me sistemin tatimorë në vend. Për të gjitha pyetjet e parashtruara nga pjesëmarrësit, janë ofruar përgjigje adekuate nga prezantuesit e trajnimit.